728 x 90 Leaderboard

Premier League pa surpriza, fitojnë të gjithë të mëdhenjtë (video)

Qyteti i Mançesterit këtë sezon futbollistik do të jetë protagonist në Premier League.

Të dyja skuadrat kanë fituar edhe këtë javë, duke vijuar bashkëkryesimin në renditje. Mançester Junajted fitoi minimalisht 0-1 në fushën e Sauthempton, ku sërish ka menduar sulmuesi Lukaku për të fituar ndeshjen.

Ndërsa qytetarët e Mançester Siti shpartalluan 5-0 Kristal Palas, ku Sterling shënoi 2 herë dhe Sane e Aguero plotësuan golat e tjerë.

Fiton thellë në fushën e Stoke, 0-4, edhe Çelësi i Antonio Kontes, golat e të cilit mbajnë firmë spanjolle, pasi Morata shënoi 3 gola dhe Pedro plotësoi rezultatin.

Fiton derbin e vogël të Londrës edhe Totenhem, i cili mundi 3-2 West Hemin, ku shkëlqen sërish Hari Kein me 2 gola. /tesheshi.com/

Related posts