Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Prekesë: Infermierja që i dhuroi veshkën një 18-muajshi (video)

Vendimi vetëmohues i një infermiereje për t’i dhuruar një veshkë një djali 18-muajsh, i shpëtoi jetën këtij të fundit dhe historia e tyre fiton zemrat në të gjithë botën.

Bodie Hall, një djalë 18-muajsh nga St. Michael, në Minesota, lindi me një gjendje të quajtur “sindroma kongjenitale nefrotike”, që është një çrregullim i rrallë i veshkave.

Prindërit e tij e dinin se ai do të kishte nevojë për transplantim të veshkave, por as nëna e tij dhe as babai i tij nuk mund të ishin dhurues.

“Si i kërkoni dikujt tjetër të dhurojë një veshkë?”, tha nëna e Bodie, Gloria Hall.

Babai i Bodie, Brandon Hall, nuk kishte grupin e duhur të gjakut, ndërsa Gloria më parë i kishte dhuruar veshkat motrës së madhe të Bodie, e cila kishte të njëjtën gjendje.

Përfundimisht, veshkat e djalit do të dështonin, thanë familja e tij.

Ai u fut në një listë për transplantim të veshkave dhe mjekët i rekomanduan familjes që nëpërmjet rrjeteve sociale që të përpiqeshin të gjenin një dhurues.

Dhe ndodhi që ia behu infermierja Taylor Pikkarainen.

Ajo tha se lexoi historinë e tyre dhe pa një fotografi të të vegjëlve në Facebook dhe mendoi se ishte “gjëja më e ëmbël ndonjëherë”.

Pikkarainen, një infermiere nga Minesota, po punonte me pacientë me COVID-19 në Neë Jersey kur dëgjoi për Bodie.

“Unë plotësova dokumentet menjëherë,” kujton ajo.

Mjekët thonë se ishte e vështirë të gjeje një dhurues të mirë, e në rastin e Pikkarainen theksuan se ishte më e përshtatshmja midis disa dhuruesve të mundshëm të veshkave.

Transplanti u krye më 9 korrik, në ditëlindjen e kësaj infermiereje vetëmohuese.

“Ditëlindja ishte e ndryshme, por e mirë”, tha ajo gjysmë shaka.

Nëna e Bodie theksoi se nuk ka asnjë mënyrë për të shprehur se sa mirënjohës jeni ndaj dikujt që iu shpëtoi fëmijën.

“Thjesht nuk mund të besonim se ajo ishte e gatshme të bënte diçka të tillë për ne,” shtoi babai i Bodie. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts