Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Prekëse dhe ndërgjegjësuese nga Infektivi në Tiranë: nëna në intubim, lule nga fëmijët!

Nga Infektivi në Tiranë është publikuar një foto prekesë, por dhe ndërgjejësuese njëherësh, ku tregohet për nënë nën intubim, fëmijët së cilës i kanë dërguar lule për ditëlindje.

Ka qenë vetë ministrja Manastirlliu, e cila e ka shfrytëzuar këtë skenë të dhimbshme njerëzore për të apeluar.

“Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në Spitalin Infektiv.

Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital. Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë!

Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur.

Vendose Maskën!

Shpëto Jetë!”, shkruan ministrja. /tesheshi.com/ 

auto pjese dak

Related posts