Auto Dak
Auto Dak

Prej vitesh me epror Berishën, Muslim Murrizi: jo si vemje, ligj për dekomunistizimin e politikës

Deputeti Muslim Murrizi, i bërë “figurë” pas refuzimit për të lënë mandatin, por sidomos me llojin e protagonizmit të tij ku veçon gjuha e shpenguar, ka depozituar në Kryesinë e Kuvendit propozimin për një ligj dekomunistizimi në politikë e shtet. Janë 20 deputetë të së ashtuquajturës “opozitë e re”, të cilët kanë firmosur këtë kërkesë, të cilën Murrizi e komentoi si gjithnjë në stilin e tij:

“Sot, në emër të 20 deputetëve të opozitës depozituam një propozim për një ligj të dekomunistizimit të politikës, shtetit dhe funksionarëve të lartë që drejtojnë Shqipërinë.

Një ligj që është belbëzuar nga disa vemje si kalë beteje, por kurrë nuk kanë guxuar prej 29 vitesh sepse secili ka menduar të ruajë veten.

Ka ardhur koha, bile jemi shumë vonë, që të ndajmë me ligj drejtimin e shtetit, politikës, qeverisë dhe administratës së lartë shtetërore nga komunizimi, komunistët dhe ish-shërbëtorët e tyre gjakatarë që kanë përdhosur e masakruar shqiptarët në emër të partisë prej 28 nëntorit 1994 deri më 8 dhjetor 1990”, u shpreh deputeti lushnjar, cituar nga TCH.

Murrizi mbahet si një ndër figurat më anti-komuniste në PD, ndonëse pa ndonjë të kaluar nën persekutimin klasik të asaj kohe me burgosje apo internime, por që gjithsesi e ka si pjesë të identitetit të tij politik këtë frymë, duke qenë dhe denoncues i elementëve me implikim komunist brenda PD-së.

Por në këtë pikë, mbetet i pashpjegueshëm fakti se ai ka pranuar të ketë për epror politik një ish-komunist, madje sekretar partie, siç ka qenë Berisha për mbi dy dekada. E kjo deri në ’90, kur vendosi të konvertohet  në demokrat. /tesheshi.com/       

auto pjese dak

Related posts