Prej 22-vitesh jetojnë në një pusetë, kjo është historia e veçantë e këtij çifti

Maria Garcia dhe burri i saj Miguel Restrepo kanë vite që jetojnë në një pusetë.

Dikur ata ishin të varur nga droga dhe bënin një jetë endacake. E thënë shkurt flinin ku t’i zinte nata.

Tani ata kanë 22 vite që jetojnë poshtë në atë që dikur ishte një rrjet kanalizimesh në Kolumbi.

Edhe pse për shumicën prej nesh një pusetë nuk mund të jetë kurrë shtëpia ideale, për këta dy njerëz është vendi ku kanë gjetur lumturinë.

Ata janë të lumtur brenda asaj hapësire, madje institucionet u kanë lidhur atyre edhe energjinë elektrike. E vetmja që ata kërkojnë është një televizor më i mirë sesa ai që kanë./tesheshi.com/