Pregatitni supë selinoje për të rënë nga pesha

Selinoja është një prej përbërësve natyralë më të mirë për të humbur peshë. E pasur me ujë në masën 95%, është një produkt ushqimor lehtësisht i tretshëm, hidratues dhe me veti të shumta dietike.

Ndër të tjera ndihmon për të pastruar organizmin dhe për të parandaluan kancerin në stomak dhe zorrën e trashë. Përmban veti antifinflamatore, ndihmon për të kontrolluar presionin e gjakut dhe mund të luftojë pagjumësinë.

Për të përgatitur çaj selinoje, keni nevojë për një degë selinoje të plotë dhe një litër ujë.

Lajeni mirë kërcellin dhe prijeni. Më tej viheni ujin të ziejë, duke shtuar në vijim edhe selinon, të cilën duhet ta lini të ziejë për 5 minuta.

Hiqeni enën nga zjarri dhe mbulojeni, duke pritur për pesë minuta. Më tej kullojeni lëngun dhe pijeni. Mund ta ëmbëlsoni nëse dëshironi, vetëm me një lugë mjaltë.

Pini tre filxhanë në ditë për një javë dhe do të shikoni vetitë e papara si dhe humbjen e ndjeshme të peshës./tesheshi.com/

Related posts