Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Precedenti “Ristani” në Kosovë: Pse do rinumërohen votat në afro 500 qendra votimi?

Precedenti i Tiranës në Lokalet e 2011, në kohën kur KQZ-në e drejtonte Arben Ristani, do përsëritet në Kosovë.

Komisiont Qendror i Zgjedhjeve në Prishtinë vendosi për rinumërim votash në 494 vendvotimeve.

Vendvotimet të cilat do të rinumërohen, janë ndarë në katër kategori nga KQZ-ja për arsye të mospërputhjeve të formularëve të rezultateve.

Sipas KQZ-së, arsyet e rinumërimit kanë të bëjnë me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike (35 vendvotime); bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve (6 vendvotime); kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik (370 vendvotime); dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas (83 vendvotime).

Gjithsesi, nuk llogaritet se ky rinumërim mund të devijojë rezultatin final, ku fituese doli Vetëvendosje, ndryshe nga precedenti i Tiranës, ku pasi fitues doli Rama, rinumërimi devijoi fitoren te Basha. /tesheshi.com/   

auto pjese dak

Related posts