Auto Dak
Auto Dak

Prapaskenat e zjarrit në zyrat e AlUIZN-it në Fushë-Krujë: ja pse dosjeve të shtetit po u del tymi

Kanë ndodhur disa episode “të çuitshme” pas nisjes së një vale arrestimesh të superdrejtorëve të administratës shqiptare.

Siç ka ndodhur në vitet udhëkryq në Shqipëri, ku 1997-a ishte më emblematikja, është tentuar të zhduken dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me paratë e harxhuara.

Ngjarja e Fushë-Krujës dy ditë më parë u duk si një rastësi. Por nuk ishte e tillë. Zyrës së drejtorit lokal të ALUIZNI-t në iu vu flaka.

Një tym i zi doli pas shpërthimit të zjarrit, që alarmoi zjarrfikëset, të cilat kanë shuar në një kohë të shpejtë gjuhët e flakëve. Policia, që gjithashtu ka mbërritur në vendngjarje ka gjetur dy bidona me benzinë dhe mendon se zjarri është i qëllimshëm.

Drejtor i AlUIZN-it në Fushë-Krujë ka qenë një nga drejtuesit politik të LSI-së në Durrës, Flamur Gjuzi, i cili ishte edhe kandidat për deputet.

Ai është larguar prej aty në fund të dhjetorit, siç ndodhi më shumë drejtorë të LSI-së që u larguan me disa fushata nga qeveria.

Por ka ndodhur një fenomen paksa anormal.

Drejtorët e rinj nuk kanë marrë në dorëzim materialet, dosjet, magazinat, dhe shumë pjesë të inventareve, pasi kërkojnë një verifikim të asaj çfarë ka ndodhur.

Ka prej më shumë se 6 muaj që administrata po përjeton një gjendje stresuese nga rokada e superdrejtorëve.

Kjo nuk po ndodh vetëm në institucione më shumë mundësi abuzimi siç janë zyrat e AlUIZN-it, Pronave, Rrugëve etj., ku ka pasur tendera dhe buxhete të majme.

Siç bën të ditur për tesheshi.com një burim në një agjenci të rëndësishme ligjzbatuese, ka disa muaj që është vënë re fenomeni i mosmarrjes në dorëzim të dosjeve dhe materialeve.

Megjithatë, auditi i institucioneve nuk ka nisur menjëherë  por me një temp tepër të ngadaltë. Ai kontroll që është vënë re ka gjetur mëse njëherë mungesë dokumentacioni dhe probleme të rakordimit të dokumenteve.

Si “me sy të lirë” është vërejtur se ka pasur dhe ka abuzime mjaft të mëdha në trajtimin e parave të publikut.

Përshembull, janë blerë materiale apo shërbime nga institucionet me çmime mbi 100 apo 200 herë më të mëdha se ato të tregut.

Në shumë raste edhe zyrtarët e auditit kanë frikë të marrin në dorë materialin, për t’ju shmangur përgjegjësisë. Kështu që gjithçka do të duhet të hyjë në duart e prokurorisë.

Rasti i Elbasanit, ku u arrestuan dy ish-drejtorë rrugësh ka zbuluar që dosjet e tenderave të rrugëve ruheshin në shtëpinë e superdrejtorit.  Të gjitha u sekuestruan nga prokuroria; bëhet fjalë për 80 dosje.

Ndërkohë pas Elbasanit ndodhi Fushë-Kruja, ku me dy bidonë benzinë u dogj zyra e drejtorit të ALUIZN-it.

Duket se po tentohet të fshihen allishverishet e bëra gjithë këto vite. Në vitin 1997, zyrat e para që u dogjën në qytetet ku nisën protestat ishin ato të kadastrës dhe privatizimeve.

Duket se shteti po ndodhet para një trazire të re prej zullumit të madh…./tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts