728 x 90 Leaderboard

Pranga dhe ish-drejtorit të Burgjeve, Rama: keqardhje, por s’jemi si të tjerët

Një arrestim i bujshëm ka ndodhur orët e mbrëmjes, ku ish-deputeti i PS-së, njëherësh ish-drejtori i Burgjeve deri pak kohësh, ka përfunduar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nën akuzën e mitmarrjes. Më saktë, gjatë kohës së ushtrimit të detyrës, ka marrë para nga të dënuarit, për dhënie leje lirie të përkohshme.

Ka reaguar ish-shefi i tij politik, Edi Rama, i cili e ka përkrahur prangosjen e Çukos, sigurisht nën një ndjenjë keqardhjeje.

“Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin,ka vetëm një;s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një;s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: DREJTESINE!”, shkruan Rama.

Arben Çuko është i dyti ish-drejtor Burgjesh që përfudon në qeli. Para tij ishte Artur Zoto, por që doli i pafajshëm. /tesheshi.com/     

Related posts