Auto Dak
Auto Dak

VENDIMI/ Praga do të heq statujën e një sovjetiku, “turrivarje” në Moskë: ja si gjykohet Marshalli Konjev

Asambleja e Qarkut në Pragë vendosi të heqë statujën e një figure sovjetike nga Lufta e Dytë Botërore dhe ta zëvendësojë atë me një monument më të përgjithshëm pas një mosmarrëveshje që përfshin presidentin çek dhe autoritetet ruse.

Statuja e Marshall Ivan Konjev, i cili drejtoi forcat sovjetike që çliruan pjesën më të madhe të Çekosllovakisë dhe hynë në Pragë në 9 maj 1945, u ngrit në 1980.

Kjo statujë ka qenë subjekt i polemikave që nga rënia e komunizmit në 1989 për shkak të lëvizjeve të mëvonshme të Konjevit, përfshirë rolin e tij drejtues në përmbysjen e kryengritjes hungareze në 1956 dhe ngritjen e Murit të Berlinit në 1961.

Historianët çekë thonë se ai ishte përfshirë në zbulimin rus përpara pushtimit të Çekosllovakisë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1968, ndërsa Rusia kundërshton këtë pretendim.

Statuja është lyer vazhdimisht në të kuqe dhe rozë vitet e fundit, duke bërë që udhëheqja e Pragës ta mbulojë me pëlhurë dhe të ideojë heqjen e saj.

Kjo ka provokuar zemërim midis aktivistëve pro-rusë që grisën disa herë pëlhurën. Ambasada ruse gjithashtu protestoi, duke thënë se mbulesa e statujës ishte një gjest i turpshëm ndaj kujtimit të ushtarëve të rënë të Ushtrisë së Kuqe.

Po ashtu u reagua dhe për vendimin e transferimit të statujës.

“Ne e konsiderojmë vendimin e transferimit të Marshalit Konjev si të padëgjuar”, tha ambasada ruse në Pragë në një deklaratë.

Presidenti çek Milos Zeman, i cili shpesh merr pozicione pro-ruse në politikë, gjithashtu tha në fillim të këtij muaji se monumenti i Konjev duhet të mbetet në vend.

Monumentet e epokës sovjetike kanë shkaktuar polemika diku tjetër në Evropën Lindore.

Në vitin 2007, në Talin të Estonisë, pati incidente pasi autoritetet vendase hoqën një statujë bronzi të një ushtari të Ushtrisë së Kuqe nga vendi i tij në qendër të kryeqytetit.

Në kryeqytetin bullgar Sofje, një monument me lartësi 37 metra që përshkruan nëntë ushtarë sovjetikë që ecnin drejt armikut është një shënjestër e shpeshtë e përdhosjeve. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts