Prag-protesta, Rama: qeveria nuk preket!

Kryeministri Rama ishte në Berat nga ku tha se qeveria nuk preket dot, një mesazhi i tij një ditë para protestës së planifikuar nga opozita.

“Dukej sikur më në fund ishte krijuar maturia për të mos bërë sjellje të tilla por Partia Demokratike dhe ajo tjetra që është simotra e njërës apo tjetrës sipas radhës kanë ndërmarrë këtë akt. Qeveria nuk preket dot. Po të ishte për qeverinë nuk do t’i hynim fare këtij diskutimi. Po nga këto ngjarje preket Shqipëria në sytë e botës si një vend ku nuk duhet shkuar dhe nuk duhet investuar. Preket drejtpërdrejtë ekonomia e çdokujt”, tha Rama.

“Ne nuk e kemi betejën me ata që kanë kthyer kurrizin dhe kanë ikur në drejtim të paditur. Ne betejën e kemi me hallet dhee problemet e njerëzve. Ne betejën e kemi me papunësinë më varfërinë, me korrupsionin, me ata që vahdojnë ende të jenë në zyrat e shtetit edhe pse nuk i meritojnë ata karrige”, shtoi shefi i qeverisë. /tesheshi.com/ 

auto pjese dak

Related posts