Prag-protesta e 16 shkurtit: Basha “fut në punë” dhe ish-kampin e Tepelenës

Kreu demokrat Basha ka tentuar të provokojë dhe sentimente anti-komuniste 29 vjet pas rënies së regjimit, në funksion të aktualitetit politik.

Ai ishte në ish-kampin e Tepelenës, një produkt i së djeshmes së hershme komuniste, aktualizuar për herë të parë vitet fundit në një debat mbi të vërtetën e atij kampi, por pa aktorët e politikës së ditës.

Dhe, në prag të protestës së 16 shkurtit, kryedemokrati zgjedh ta shfrytëzojë si lëndë anti-qeveritare atë çfarë ka ndodhur rreth 70 vjet më parë .

“Majmunëria e udhëheqjes aktuale, që në poture e në gjuhë, në kuptimin e imitimit të Enver Hoxhës e të xhelatëve të tjerë, që i kanë zhytur duart në gjakun e foshnjeve e të fëmijëve, nuk është thjesht teatralizëm, është një investim i rrezikshëm për të rikthyer dramën, sepse historia tregon që një popull, i cili nuk kujton, e përsërit dramën e vet.

Sot ne ballafaqohemi me mungesën e vetëdijes dhe të kujtesës. Riqarkullohen emra xhelatësh në institucionet e drejtësisë e në institucionet e shtetit dhe vazhdojnë flasin ata për drejtësi të standardeve evropiane apo janë bashkëhartues të legjislacionit të Shqipërisë të vitit 2019”, theksoi Basha. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts