POZICIONIMI/ Risia e protestës së parë post-30 qershor të PD-LSI: Presidenti merr rol udhëheqës

Opozita PD-LSI iu rikthye protestave, të parës pas 30 qershorit, prej së cilës ka marrë si trofe vetëm shifrën e imponuar të 85 përqind votuesve që refuzuan të shkojnë te kutitë. Sërish me kuazën “Rama ik”, e vetmja risi e saj që përfshirja jo fizikisht por politikisht në të, në një formë më të drejtpërdrejtë, e vetë Presidentit të Republikës, i cili i parapriu asaj me një ftesë për vijimin e betejës.

“Të dashur qytetarë!

Ndërsa drejtuesit e Opozitës së Bashkuar ju kanë ftuar sot në një protestë kombëtare kundër votimeve socialiste të 30 qershorit, dua të përshëndes mbi 85% të qytetarëve, të cilët bojkotuan një proces “fake”, më të shëmtuarin që mund të ndodhte në kontinentin tonë të civilizuar, pas 3 dekadash që kur vendi ynë u nda nga regjimi më shtypës i të drejtave të njeriut që njohu e gjithë Europa ish-komuniste.

Ndaj një mirënjohje të gjithë shqiptarëve, të cilët bojkotuan farsën më të turpshme që mund të bënte vendi në këto momente kur klasa politike duhet të tregonte përgjegjësi dhe vizion europian.

Për këtë ka meritë dhe distancimi i prerë dhe i qartë i lidershipit tuaj, nga çdo akt dhune në dy javët e fundit që ndihmoi shumicën dërmuese të shoqërisë tonë për të identifikuar armikun e betuar të dialogut në këto 6 vite në vendin tonë, i cili ka mbijetuar vetëm përmes diversionit, përçarjes së opozitës, blerjes së zgjedhjeve përmes aktivizimit të ‘çunave problematikë’ dhe lobingjeve të shfrenuara për t’i mbyllur sytë gjithë botës për të mos parë një maskaradë të gjithanshme, që kulmoi me të Dielën e Fitorjeve, plot tejkalime të shfrenuara.

Ndaj ju ftoj të vazhdoni të protestoni vetëm paqësisht, për ta bërë kauzën tuaj edhe kauzën e shumicës së atyre që u detyruan të merrnin pjesë në farsën e 30 qershorit.

Nga ky test shumë i rëndë ku u provokua demokracia jonë dhe bashkëjetesa qytetare, kjo kauzë i ka të gjitha mundësitë për të dalë shumë më e fortë vetëm përmes rezistencës qytetare dhe paqësore.

Ju lutem dhe për sa më pak zhurmë sot, në respekt të organizatës socialiste në KQZ, që po punon ditë e natë të përputhë rezultatet, me tejkalimet e shfrenuara që vazhdojnë çdo moment”, u shpreh kreu i shtetit, duke u pozicionuar kështu si një ndër liderët e opozitës jashtëpërlamentare, në një formë shumë pak të kamufluar e me të qartë politikisht.

Ndërsa te fjala e Bashës, ra në sy mesazhi i një divorci me ndërkombëtarët, teksa tha:

“Dinjitetin nuk do ta gjejmë duke bërë viktimën. Forcën nuk do ta gjejmë duke fajësuar të tjerët. Shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë. Zgjidhja nuk do vijë me magji. Punën nuk do të na e bëjnë të tjerët. Në betejat tona nuk do të jemi vetëm, por beteja është e jona”, tha Basha, ndërsa e quajti 30 qershorin e diktuar nga ndërkombëtarët si ditë triumfi.

“30 qershori është një moment i mrekullueshëm i lirisë, evropianizimit dhe qytetarisë së shqiptarëve. 30 qershori hyri në histori si dita kombëtare e kurajos kur shqiptarët treguan se ata kanë forcën të ndahen nga e keqja. 30 qershori ishte dita e popullit, kur shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës”, tha Basha.

Protesta, siç dhe ato të fundit para 30 qershorit, nuk pati asnjë incident, e kjo pas paralajmërimit të fortë të ndërkombëtarëve, por sidomos atij amerikan, për futjen në listën e zezë të organizatëve të dhunshme të PD-së dhe LSI-së, nëse vijonin të nxisnin dhunën. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts