Auto Dak
Auto Dak

POTENCA/ Industria Ushtarake turke, aty ku thithet dhe truri i kombit

Edhe pse një vend me galop të fuqishëm ekonomik, Turqia nuk qëndron jashtë epidemisë së ikjes së trurit, një fenomen i një pjese të Europës, edhe atje ku ekonomia është në lulëzim, siç në Hungari.

Dhe, një përpjekje për të ndalur ikjen e trurit është dhe industria ushtarake, sektori ku Turqia po bën historinë në dekadën e fundit.

Në fillim të këtij viti, Agjensia Turke e Doganave raportoi para publikut se eksportet e industrisë së dedikuar dhe produkteve të aviacionit civil, u rritën me 17% në 2018 në krahasim me 2017, duke arritur një vlerë mbi 2 miliardë dollarë.

Ndërsa tregu global i armatimit u rrit 7.8% në periudhën 2014-2018 në krahasim me periudhën 2009-2013, Turqia ka parë një rritje të eksportit prej 170% në këtë fushë. Dhe në vitin 2019, Ankaraja pret që vlera e eksportit në këtë sektor të tejkalojë 3 miliardë dollarë.

Kompanitë më të rëndësishme turke të ndërtuara për këtë qëllim janë “Aselsan”- për teknologjinë e mbrojtjes; Havelsan – një kompani e angazhuar në teknologjinë e softuerit dhe sistemet e armëve aeronautike; si dhe Raketa për prodhimin e granatave dhe raketave.

Por krenarinë e industrisë ushtarake të Turqisë janë automjetet e blinduara luftarake. Turqia prodhon disa lloje të këtyre automjeteve.

Turqia ka shitur disa qindra automjete të blinduara Kirpi në Tunizi dhe Turkmenistan. Tunizia ishte gjithashtu vendi i parë që eksportoi mjetin luftarak të blinduar Eider Yalçın në 2017.

Turqia ka kohë që po përballet me problemin e largimit të profesionistëve të rinj. Ndaj, kohët e fundit, Turqia ka treguar se po e merr këtë problem shumë seriozisht, kështu që Ministria Turke e Industrisë dhe Teknologjisë njoftoi se kërkon ekspertë dhe studiues me të ardhura të larta nëse regjistrohen në programet e zhvillimit në universitetet turke. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts