Auto Dak
Auto Dak

POST-ZHVILLIM/ Pse ra “Astiri”? Përgjigja që gjendet te armët kimike, studentët, Balliu, Protoduari…

E gjithë ngrehina e “Astirit”, një kauzë që nisi si brengë sociale, u shkërmoq në një ditë të vetme. E karakterizuar nga skena tashmë të njohura, me rebelim ndaj policisë e reagim force nga kjo e fundit, fundi i saj që po ashtu i njohur, ku shteti diktoi me fuqinë e vet. Debati se sa i padrejtë ishte ndaj banorëve të pabindur, mbetet gjithnjë i hapur.

Po pse ra “Astiri”, një protestë që huazoi dhe lejekët e verdhë të frikshëm të FraNcës?

Pak ditë më parë, në 1-vjetorin e nisjes së protestës, nga kjo e fundit u përcoll bindja se ajo po triumfonte dhe se Ramës i kish ardhur fundi. Fjalët e zgjedhura për rastin, në ashpërsinë e vet, ngjanin të ishin formuluar në zyrat e PD-së.

Ndërkohë, dje, teksa shteti triumfonte me forcën e vet, paralel do përcillej fabula e një gruaje ndër protestuesit, më e njohura e tyre dhe kjo prej mbiemrit: Protoduari. Pjesë e një xhinsi familjar gjithnjë në armiqësi me të majtën, ajo qe dhe fytyra politike e protestës. Me deklaratën e marrjes së 130 milion lekëve dëmshpërblim, e më pas me shfaqjen si e plagosur me Lulzim Bashën mbi krye, ajo ishte një përgjigje mbi psenë e dështimit të kauzës së “Astirit” në terma politikë. Sepse ajo, edhe pse më bazë sociale, u shndërrua në politike. Protoduarja, por dhe personazhi tjetër politik, Klevis Balliu, qenë ata të cilët e çnderuan protestën 1-vjeçare me bllokim stoik rruge, duke mos mundur të shndërrohet në kauzë gjithëshoqërore. Pos faktit që si gjithnjë, PD iu qas zemërimit të një grupimi njerëzish me një mungesë të theksuar finese politike, për të mos thënë trashësi, për të qenë dhe më bindëse në këtë rrugë qorre, zgjedh një personazh anekdotik si përfaqësues të saj në protestë, pikërisht Klevis Balliun.

E djeshmja, qe si gjithnjë, rezultati i një aksioni politik 1-vjeçar. Edhe ky i dështuar. Dhe, duke parë në retrospektivë, se kur qeveria është “dorëzuar”, vihet re se kjo ka ndodhur në dy raste kur fjalën e ka patur masiviteti,  pra forca imponuese e masës, me shumë pak implikime politike, thënë ndryshe, me prezencë periferike të opozitës. Ato janë protestat kundër armëve kimike (nëntor 2014), si dhe ato të studentëve afro një vit më parë. Edhe pse të diskutueshme në psenë e tyre, ngazëllimi shoqëror që ato ndollën u dhanë shkëlqim si kauza, gjë që diktoi reagim në vendimmarrje qeveritare. Kjo nuk ndodhi me “Astrin”, nuk e la PD-ja të ndodhte, Basha, Balliu, Protoduari…/tesheshi.com/  

 

auto pjese dak

Related posts