Auto Dak
Auto Dak

Post-goditja: sauditët zbulojnë do të kur normalizohet prodhimi i naftës

Ministri Saudit i Energjisë, Princi Abdel Aziz bin Salman tha të martën natën se prodhimi i naftës në vendin e tij do të normalizohej në fund të shtatorit, pasi u përgjysmua të shtunën për shkak të sulmeve në uzinat e naftës.

“Unë kam një lajm të mirë për ju: furnizimi i tregjeve ndërkombëtare të naftës është rikthyer në nivelin që ishte para sulmit”, tha ministri.

“Në dy ditët e fundit, ne kemi rikthyer gjysmën e prodhimit të humbur”, shtoi ai, duke njoftuar se prodhimi saudit do të normalizohej plotësisht deri në fund të shtatorit.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara e kanë fajësuar Iranin për sulmet, ministri saudit tha se Riadi nuk e di se kush është “prapa” sulmeve të së shtunës ndaj impianteve të naftës saudite.

Arabia Saudite prodhonte 9.9 milion fuçi në ditë para sulmit, nga të cilat 7 milion ishin për eksport, kryesisht në vendet aziatike.

Prodhimi saudit ka rënë në 5.7 milion fuçi në ditë për shkak të sulmit, që është rreth 6 përqind e furnizimit në botë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts