Portugalia kualifikohet direkt në Botërorin “Rusia 2018”. Kampioni në fuqi i Evropës mposhti me rezultatin 2:0 Zvicrën, në ndeshjen e e fundit të grupit B. Në stadiumin “Estadio da Luz” në Lisbonë, në një atmosferë të jashtëzakonshme, Cristiano Ronaldo udhëhoqi kualifikimin e portugezëve.
Kjo ishte humbja e parë për zviceranët në këto kualifikuese, por që i kushtoi jo pak, kalimin në fazën play-off për të shpresuar kalimin e kësaj pengese.
Portugalia zuri vendin e parë me 27 pikë dhe me golavarazhin 32:4. Edhe Zvicra ka një kuotë të njëjtë pikësh me portugezët, por me një golavarash më të keq,
Në përfundim të ndeshjeve në grupe, kombëtaret nga Europa që siguruan kualifikimin në “Rusia 2018” janë: Franca, Portugalia, Gjermania, Serbia, Polonia, Anglia, Spanja, Belgjika dhe Islanda.
Në play-off do të luajnë: Suedia, Zvicra, Irlanda Veriore, Republika e Irlandës, Danimarka, Italia, Greqia dhe Kroacia.
Portugalia-Zvicra 2:0
Stadiumi: “Estadio da Luz”, në Lisbonë.
Gjyqtar: C. Cakir (Turqia).
Shënues: Djourou (41′-autogol), An. Silva (57′).
Kartonat e verdhë: Eliseu – Freuler, Zakaria.
Portugalia: Patricio, Cedric, Pepe, Fonte, Eliseu (Antunes 69′), Mario (Pereira 90+1′), Moutinho, Carvalho, An. Silva (Gomes 75′), B. Silva dhe Ronaldo.
Zvicra: Sommer, Lichtsteiner, Schar, Djourou, Rodriguez, Freuler (Zakaria 46′), Xhemaili (Zuber 66′), Xhaka, Shaqiri, Seferoviç dhe Mehmedi (Embolo 66′).
Grupi B
Portugalia-Zvicra 2:0 (1:0)
Hungaria-Ishujt Faroe 0:0 (0:0)
Letonia-Andorra 4:0 (2:0)
Tabela
Portugalia 10 9 0 1 27
Zvicra 10 9 0 1 27
Hungaria 10 4 1 5 13
Ishujt Faroe 10 2 3 5 9
Letonia 10 2 1 7 7
Andorra 10 1 1 8 4 /tesheshi.com/