Porsi Albin Kurti: arrestimi i radhës për kreun e opozitës ruse Aleksey Navalny

Policia ruse kreu arrestimin e radhës të kreut të opozitës, Aleksey Navalny. Prangosja ndodhi në Moskë, pasi Navalny kishte thirrur një protestë duke kërkuar bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale të 18 marsit.

Një protestë e ngjashme u organizua dhe në Shën Petërsburg. Pas eliminimit nga gara, pra nga përballja me Vladimir Putinin, Navalny po tenton që të mobilizojë një bojkot të zgjedhjeve nga ana e mbështetësve të tij.

Ata shpresojnë se zgjedhjet do të dëmtohen nga një pjesëmarrje e ulët e votuesve.

Autoritetet zgjedhore ruse rrëzuan kandidaturën e Navalny-t me pretendimin se ai ishte dënuar më parë për krime financiare.

Ai është arrestuar disa herë për shkelje të rregullave kundër mbajtjes së tubimeve publike të pakryera. Fati tij i ngjan deri diku atij të Albin Kurtit, duke e patur burgun si shtëpinë e tyre. /tesheshi.com/

Related posts