Auto Dak
Auto Dak

Porosi nga një pronar mediash: rrjetet sociale, “kanceri i kohëve tona”

Miliarderi i cili ka në pronësi “Los Angeles Times”, Patrick Soon-Shiong, i quajti rrjetet sociale si “kanceri i kohëve tona.”

“Ajo që po krijojmë këtë shekull, realisht është shumë e rrezikshme”, tha Soon-Shiong. “E kam fjalën për pasojat e paimagjinueshme të mediave sociale.”

Këtë përgjigje ai e dha kur u pyet për raportet e tij me rrjetet sociale.

Platforma si Facebook kanë revolucionarizuar mënyrën sesi njerëzit konsumojnë përmbajtje, por edhe mënyrën se si ofrohet një informacion.

Soon-Shiong e përshkroi Facebook-un si një organizatë reklamimi, ku përdoruesi nuk mund të bëj dallimin mes lajmeve të rreme, lajmeve të vërteta dhe opinioneve.

Soon-Shiong bleu “Los Angeles Times: për 500 milionë dollarë në Qershor. Ai i bashkohet Jeff Bezos dhe Marc Benioff të cilët gjithashtu blejnë kompanitë mediatike “Time” dhe “Washington Post”.

Vitin e kaluar një ish ekzekutiv i Facebook kishte kritikuar gjithashtu median sociale duke thënë se ngatërron famën me realitetin. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts