Poloni: kryebashkiaku i Gdanskut goditet me thikë në një ngjarje bamirësie

Kryebashkiaku i Gdanskut në Poloni, Pawel Adamowicz, u sulmua me thikë në një ngjarje bamirësie të dielën, njoftoi policia, duke konfirmuar informacionin e dhënë më parë nga media.

Kryebashkiaku u transportua në spital, ku mjeku i detyrës, Jerzy Karpinski, e vlerësoi gjendjen e tij si “shumë serioze” dhe iu nënshtrua operacionit, njoftoi agjencia polake PAP.

Sulmi u bë para disa qindra njerëzve në një fushatë bamirësie për mbledhjen e fondeve për blerjen e pajisjeve mjekësore.

Sulmuesi u kap nga oficerët e policisë dhe sipas zëdhënësit, ai është 27-vjeçar nga Gdansku që ka dashur ta vrasë kryhebashkiakun për hesape politike të së kaluarës.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, Presidenti polak Andrzej Duda dhe kryeministri Mateusz Morawiecki shprehën menjëherë solidaritet me Adamowicz. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts