Auto Dak
Auto Dak

Pollo, ndryshe nga Basha: kujton themelimin e PD me dëshmi vetjake

Ish-deputeti demokrat Genc Pollo, i ka servirur publikut një foto të tij të dikurshme, e cila lidhet me themelimin e PD-së, ku ai ka qenë një ndër figurat e saj.

“29 vjet më parë u themelua Partia Demokratike. Lajmin e regjistrimit të saj pata privilegjin t’a shpall unë bashkë me Preç Zogaj siç tregon kjo fotografi e asaj dite. Gati tre dekada janë mjaftueshëm për refleksione, përgëzime e vetëkritika. Por mendoj është e pamouheshme se ato ditë dhe ajo ngjarje ishin një kthesë madhore historike drejt demokracisë dhe Europës”, shkruan Pollo në FB.

Vite më vonë, kur PD erdhi në pushtet, ai do qe shefi kabineti në Presidencën e Sali Berishës, për t’u shkëputur pas 97-ës prej tij në tentativën e krijimit të një PD-je të re – e quajtur ndryshe dhe si Reformatore – së bashku me Tritan Shehun. Por pas disa vitesh do e shkrin forcën e tyre, e cila në thelb qe anti-Berishëes,  duke iu bashkuar sërish PD-së, e natyrisht dhe këtij të fundit.

Pollo vijon të thotë në statusin e tij se “sot përballemi me sfida të tjera që sinqerisht asokohe nuk i imagjinonte kush. Por vullneti për t’u përballur duhet të mbetet i fortë si në ato ditë dhe PD ka përsëri rolin kyç në një tjetër kthesë historike”. /tesheshi.com/ 

auto pjese dak

Related posts