POLITIKË/ Ja 7 mësimet që i nxorri Turqia nga rizgjedhjet e Stambollit

Ekrem Imamoglu, një politikan vendas deri tani pak i njohur, është bërë kryetitulli kombëtar dhe ndërkombëtar pas fitores së tij historike në zgjedhjet e së dielës në Stamboll.

Vëzhguesit kanë thënë se besojnë se rezultatet janë një pasqyrë e rëndësishme për qeverinë turke. Megjithatë, ka disa gjëra që Turqia i mësoi nga këto zgjedhje:

  1. Ka humbje edhe për Erdoganin

Emri i tij nuk ishte në fletëvotim, e megjithatë humbja po i bie mbi kurriz presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Në fund të fundit, ishte strategjia e tij për të përsëritur zgjedhjet  nga të cilat ai vet doli më i dëmtuar.

Pas zgjedhjeve të 31 marsit, ai bëri thirrje publike për anulimin e tyre dhe pohoi se opozita vodhi votat. Tani Imamoglu është më i fortë se më parë, duke marrë pjesën më të madhe të votave në çdo bashki lokale në Stamboll.

Dhe anasjelltas, pa bërë asgjë, Imamoglu tani është imagjinuar si një kandidat i mundshëm presidencial në zgjedhjet e ardhshme. Erdogan tashmë e ka një rival.

Megjithatë, ende është shumë herët për të shkruar për një kundërshtar të tij pasi zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë planifikuar në vitin 2023 dhe vendet e opozitës në parlament nuk janë të mjaftueshme për të thirrur zgjedhje të parakohshme, përveç nëse partia në pushtet e kërkon një gjë të tillë.

  1. Udhëheqësi i PKK Abdullah Ocalan është gjithnjë e më i refuzuar

Vetëm tre ditë para votimit, kreu i burgosur i grupit militant PKK, Abdullah Ocalan, u bëri thirrje votuesve kurdë të jenë neutralë në zgjedhjet e Stambollit, përmes një letre të dërguar nga qelia e tij e burgut në ishullin Imrali.

Por Partia Demokratike Popullore (HDP), një parti e ligjshme por e lidhur ngushtë me Ocalan, injoroi thirrjen e tij dhe shpalli mbështetjen për Imamoglun. Rezultatet flasinë se votuesit kurdë gjithashtu dëgjuan HDP-në, jo Ocalanin.

  1. Votuesit konservatorë e dënuan AKP-në

Analistët prisnin që ish-kryeministri dhe kandidati për kryebashkiak, Binali Yildirim të fitonte votat e konservatorëve. Por jo. Ai humbi 230.000 vota nga AKP dhe përkrahësit e aleatit të tij nacionalist. Më shumë se 50,000 votues të Partisë Islame “Lumturia” gjithashtu mbështetën Imamoglun.

Pse? Ka pasur një ndjenjë të përgjithshme midis konservatorëve se Imamoglut i ishte bërë një padrejtësi në zgjedhjet e para ku ai doli si fitues, megjithëse me një diferencë të vogël.

“Ne e humbëm Stambollin sepse kemi humbur terrenin e moralit të lartë. Nëse bëjmë vetëkritikë të vërtetë, përsëri mund të kthehemi në shpresë”, thotë Mustafa Yeneroglu, deputet i Stambollit nga radhët e AKP-së.

  1. Tregjet i duan rezultatet

Tregjet e aksioneve turke dhe lira u ngritën menjëherë pas rezultateve. Dollari amerikan humbi afërsisht 1 përqind të vlerës së saj ndaj lirës turke. Një bankier, i cili foli në mënyrë anonime, tha se rezultati kishte larguar një burim pasigurie politike dhe tregjet shpresonin që qeveria tani do të zhvendoste vëmendjen e saj në reformat ekonomike.

  1. Qeveria ka gjasa të riorganizojë kabinetin

Disa ekspertë pranë qeverisë turke thanë të hënën se anëtarët bazë të AKP-së duan një ndryshim të politikave.

Disa burime thanë se pritet një riorganizim i qeverisë, duke përfshirë edhe për pozicionet kyçe nga politika e jashtme në ekonomi. Erdogan pritet të vendosë nesër për axhendën e ardhshme të partisë.

  1. U inkurajua opozita brenda vet partisë AKP

Ish-pjestarët e AKP-së si ish-presidenti turk Abdullah Gul, ish-kryeministri Ahmet Davutoglu dhe ish-zëvendëskryeministri dhe ekonomisti Tsar Ali Babacan – që kundërshtojnë politikat e tanishme vendase dhe të jashtme të AKP-së – janë të inkurajuar nga rezultatet e zgjedhjeve. Gul, pas hedhjes së votës së tij të dielën, përdorte një gjuhë që ishte shumë afër slloganit të fushatës së Imamoglu.

“Shpresoj se çdo gjë do të bëhet mirë për këtë vend”, tha ai. Disa raporte pohuan se Babacan do të krijojë një parti të re politike këtë verë, e disa tjera thanë se ai do të jepte dorëheqjen që në korrik.

Edhe pse Gul thuhet të mbështesë Babacanin si udhëheqës i ri, ai e mban pranë edhe Davutoglun, duke krijuar mundësinë që të ketë dy parti të reja politike.

  1. Demokracia turke është e gjallë dhe po frymon

Vendimi i Bordit Zgjedhor Turk për të anuluar zgjedhjet fillestare të 31 marsit u pa nga shumë njerëz brenda dhe jashtë vendit si pengesë për demokracinë e Turqisë.

Megjithatë, vendimi i partive opozitare për të marrë pjesë në zgjedhjen e zgjedhjeve, si dhe një fushatë zgjedhore më e lirë dhe më e drejtë ku kandidatët u përballën në një debat televiziv për herë të parë në 17 vjet, përtëriti besimin e njerëzve në sistemin politik të vendit.

Rezultatet e hulumtuara nga vëzhguesit thonë se ishte pothuajse e pamundur të keqpërdoreshin votat në Turqi, ku partitë politike në mënyrë të barabartë kanë ndjekur çdo hap të procesit zgjedhor. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts