Auto Dak
Auto Dak

Politika austriake në unison: Johannes Hahn, edhe pesë vjet të tjera si Komisioner Zgjerimi

Parlamenti dhe qeveria austriake propozuan Komisionerin e tanishëm evropian për Zgjerimin, Johanes Hahn, si vijues i kësaj detyre dhe për një mandat tjetër pesëvjeçar.

Kancelarja austriake Brigitte Bierlein tha ajo beson se Hahn përbën një “kandidat jashtëzakonisht të përshtatshëm” për rolin, dhe falënderoi të gjitha palët që dhanë të mbështetje në unison për emrin e tij.

Duke komentuar spekulimet se presidentja e sapozgjedhur i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mund të refuzoj rinovimin e mandatit të  Hahn, pasi siç thuhet, ajo kërkon të krijojë një komision i cili do të jetë me 50 për qind gra, Bierlein tha se “kjo ishte e pamundur”.

Bierlein tha se përfaqësimi më i madh i grave është i rëndësishëm dhe vlerësoi përzgjedhjen e Von der Leyen si gruaja e parë në krye të Komisionit Evropian, porse duhet marrë në konsideratë fakti se Hahn ka marrë shumë mbështetje në Parlamentin austriak.

Edhe Presidenti Alexander Van der Bellen mbështeti gjithashtu Hahn dhe i uroi atij gjithë të mirat, duke thënë se ai shpreson që do mund të bashkëpunojë me Von der Leyen në “avancimin e projektit tonë europian”.

Hahn shprehu mirënjohje dhe tha se do të dëshironte të qëndronte në fushën e politikës së jashtme në komision. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts