728 x 90 Leaderboard

Policia londineze e heton si “incident terrorist” plagosjen me thikë të tre personave në metronë e kryeqytetit anglez

Një sulm me thikë ka përfunduar mbrëmjen e së shtunës me plagosjen e tre personave, njëri prej të cilëve më rëndë se të tjerët, por pa rrezik për jetën.

Ngjarja ndodhi në stacionin e metrosë të Leytonstone-it në Londër, kur një njeri me një thikë në dorë kërcënoi ata që gjendeshin pranë e plagosi tre prej tyre.

Një zëdhënës i policisë njoftoi për ndalimin e kryerësit të plagosjeve, por nuk e konfirmoi një lajm të Sky News-it që thoshte se i ndaluari kishte thirrur, “Kjo është për Sirinë.”

Richard Walton, drejtuesi i Komandës Kundër Terrorizmit në Londër deklaroi se, “Ne po e trajtojmë këtë si incident terrorist. U bëj thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë, por të jenë vigjilentë.”

Autoritetet britanike e çmojnë të mundshëm një sulm terrorist, duke ruajtur një nivel alarmi.

Parlamentarët britanikë votuan të mërkurën në mbështetje të sulmeve në Siri mbi ISIS-in, e që atëherë forcat ajrore të Britanisë së Madhe kanë kryer dy herë fluturime bombarduese. /tesheshi.com/

Related posts