Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Policia e Shtetit: ja emrat e fotot e 5 më të rrezikshmëve në Shqipëri

Policia e Shtetit publikoi emrat e fotot e 5 më të kërkuarve në Shqipëri, të cilët, nën akuzën e vrasjes, janë dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë.

Në fakt janë 50, por strukturat e Rendit kanë përzgjedhur 5 prej tyre, në varësi të rrezikshmërisë, reflektuar në llojin e dënimit – përjetë.

“Në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nisur nga rrezikshmëria e theksuar e secilit prej personave, bazuar në veprën penale që ka kryer dhe në masën e dënimit të marrë nga gjykatat, duke filluar nga masa më e rëndë, burgim i përjetshëm dhe deri në 25 vjet burgim, është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme.

Njësia e Kërkimit do të marrë gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse në Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST.

Policia e Shtetit është e vendosur për të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë personat e kërkuar dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që pas çdo publikimi të  fotove të personave në kërkim, në rast se disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tyre, të njoftojnë në ‘Komisariatin Dixhita’ apo numrin falas 112, duke u siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e Policisë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts