728 x 90 Leaderboard

Policia britanike: helmimi i Skripalëve, autorët drejt identifikimit

Hetuesit britanikë besojnë se po identifikojnë autorët e dyshuar të sulmeve me agjent nervore ndaj Sergey Skripal dhe vajzës së tij Julia, ngjarja e ndodhur muaj më parë, e që shkaktoi një krizë të rëndë në marradhëniet mes Britanisë së Madhe e përgjithëisht Perëndimit, me Rusinë. Kjo e fundit ishte e akuzuara madhe e helmimit të babë e bijë, ku i pari ishte marrë me spiunazh.

Fakti që helmimi ndodhi në territorin britanik, nga Londra u përkthye si një sulm rus në territorin e saj. Por Kremlini e mohoi të kishte dorë.

Edhe në hetimet e fundit, policia britanike dyshon se disa rusë janë pas përpjekjes për të vrarë Skripalët.

Ata identifikuan autorët e dyshuar nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe krahasuan pamjet për njerëzit që kishin hyrë në vend në të njëjtën kohë. /tesheshi.com/

 

Related posts