Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Policia bën zap terrorizuesit e Pogradecit: mes tyre, edhe i regjuri Anterio Kaloshi

Policia e Shtetit shpalli arrestimin e 7 personave, në kohë të ndryshme, të cilët, ditë më parë terrorizuan Pogradecin, duke shtënë me armë ndaj hotelit Voloreka në Tushëmisht, me shënjestër të zotët e tij. Mes tyre është dhe Anterio Kaloshi, një kriminel i regjur që ka qenë në kërkim prej koësh.

Për të arrestuarit më të fundit, ata në Tiranë, policia publikoi këto të dhëna:

Shtetasi Meardi Berberi, në bashkëpunim me shtetasin Ilir Berberi (i ndaluar), të dy në rolin e organizatorëve, si edhe shtetasi Anterio Kaloshi në rolin e ekzekutorit, më datë 08.08.2020, dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, djalin e pronarit të hotelit, shtetasin J. M., ku si pasojë e të shtënave me armë, janë dëmtuar godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij.

Gjithashtu ndaj shtetasit Meardi Berberi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 10.02.2020, në lagjen nr. 3, përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka kanosur pronarin e hotelit për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore, si edhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe të IEVP-së gjatë kryerjes së detyrës.

Ndërsa ndaj shtetasit Anterio Kaloshi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 07.03.2018, në lagjen nr. 1, në Korçë, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E. G.

Gjithashtu ndaj Anterio Kaloshit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike” në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 11.10.2017, në lagjen “Loni Dhano” Lushnjë, ku dyshohet se Kaloshi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri tip automatik shtetasit Z. L., dhe J. H., si edhe kanë plagosur shtetasit M. Xh. dhe B. T.

Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim B. S., në kuadër të këtij operacioni. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts