Polici pervers i Malësisë së Madhe, ministri Lleshaj: në kërkim të denoncuesit…

Ministri i Rendit Sandër Lleshaj ishte në Malësinë e Madhe, për një takim me efektivat e Komisariatit të atyshëm, pas rastit të arrestimit të një kolegu të tyre që u shfaq në një video me gjest perverse.

E publikuar në një portal, videoja u shoqërua me lajmin se ajo është pjesë e një denoncimi të bërë nga nëna e një vajze e cila ngacmohej prej policit Berhan Bajrakurti,  duke iu dërguar prej këtij të fundit dhe pamje të tilla imorale. Sipas medias në fjalë, lajmi e videoja e së cilës u bë virale, nënë e bijë kishin tentuar ta denonconin policin por që në Komisariat nuk ishin përfillur. Ndaj dhe kishin zgjedhur ta denonconin rastin së bashku me videon në media.

Por Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, (SHÇBA) tha se nuk ka patur asnjë lloj denoncimi në Komisariatin e Malësisë së Madhe.

“…nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në polici nga ndonjë shtetas per rastin në fjalë”, thuhet në një deklaratë të kësaj instance hetuese.

Të njëjtën gjë përcolli dhe ministri Lleshaj i pyetur nga mediat.

“Polici është i arrestuar mbrëmë. Policia e Shtetit që mbrëmë po kërkon denoncuesin, i cili nuk gjendet. Pyetja themelore sot është: kush është denoncuesi. Do ta sqarojmë shumë shpejt”, tha kreu i Rendit. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts