728 x 90 Leaderboard

Pogba i jep lamtumirën Juventusit dhe kthehet në shtëpinë e vjetër

Juventusi është në qendër të transferimeve të kësaj vere. “Zonja e vjetër” bleu së pari argjentinasin Higuain, golashënuesin më të mirë të kampionatit italian, largimi i të cilit nga Napoli është pritur zemërim të pashoq nga napolitanët gjaknxehtë. Për të ardhur te shitja e Paul Pogba-së, e diskutuar prej ditësh, por që më në fund është bërë zyrtare.

Mesfushori francez ka lënë Torinon, për t’u ribashkuar pas katër vitesh me Mançester Junajtedin.

“Ky është i klubi i duhur për të fituar gjithçka që shpresoj,” ka thënë 23-vjeçari pas zyrtarizimit të transferimit.

105 milionë euro do të paguajë Mançester Junajtedi për lojtarin që e shiti veç 1.5 milionë paundë në 2012-tën.

“Mund të jetë zemra e klubit në dekadën e ardhshme,” thotë Jose Mourinho, trajneri i Mançester Junajtedit për të.

Pogba bëhet lojtari që ka kushtuar më shtrenjtë në historinë e futbollit, duke lënë pas shitjen e Gareth Bale-it tre vite më parë.

“Mançester Junajtedi lajmëron me kënaqësi se Paul Pogba e ka përmbyllur transferimin e tij nga klubi italian i Juventusit. Paul bashkohet me një kontratë pesëvjeçare, me mundësinë për ta zgjatur atë dhe një vit tjetër,” lajmërohet në faqen zyrtare të skuadrës së famshme angleze. /tesheshi.com/

 

Related posts