A po i gatuani makaronat siç duhet?

Makaronat janë një ndër ushqimet më të shijshme, por kjo nuk do të thotë se gjithmonë ato dalin siç ne i dëshirojmë. Herë më pak të ziera herë më të qullëta.

E keni pyetur gjithmonë veten: Çfarë përdor shefi në restorant që unë në shtëpi nuk e arrij dot?

E po ja ku po ju tregojmë një sekret që e di çdo shef kuzhine për të nxjerrë një pjatë me makarona të paharrueshme.

Ky sekret gjendet në sirtarët e kuzhinës suaj, tre janë mjetet që ju duhen:

Luga në formë rrjet

Luga në formë rrjete është një ndër mjetet që nuk iu ka shkuar në mendje se ndikon në shijen e makaronave tuaja, por gaboheni. Kjo lugë kur ju e përdorni gjatë zierjes bën të mundur që makaronat kur ju i hiqni nga zjarri të përthithin aq ujë sa duhet. Në këtë mënyrë kur ftohen as nuk do të fryhen më tepër dhe do të kenë shijen e dëshiruar.

Piruni i makaronave

Në çdo set kuzhine gjendet një i tillë që ju me siguri nuk e përdorni, por ka ardhur koha të hapni sirtarin dhe t’a vini në punë. Kur makaronat po ziejnë fusni këtë mjet brenda dhe bëni dy-tre rrotullime lart dhe poshtë. Kur t’i hiqni nga zjarri me këtë mjet mund të bëni tharjen e tyre duke i ndarë në porcione.

Erashkat kapëse

Nëse nuk keni lugën në formë rrjete atëherë ky mjet kuzhine do të bëjë diferencën për ju.

Në varësi të madhësisë që ju duhet merrni të merrni në tenxhere futeni sa më thellë dhe tërhiqeni për në pjatë. Makaronat tuaja as nuk do të këputen as nuk do të humbasin ingredientët e salcës. Erashka është fantastike për raviolit. /tesheshi.com/