Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

PIKËPYETJA/ Plumbat e një Hasanaj-i kundër Hasanajve: arsyeja dhe dëshmia e “pabesueshme” e atentatorit 19-vjeçar

Ilirijan Hasanaj, 19 vjeç, që krejt befas dhe në mënyrë të pashpjegueshme qëlloi me armë ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Shkodrës Mentor Hasanaj, duke e plagosur atë dhe babanë e tij, ndërkohë që shpëtoi nga breshëria gruaja e tij, ka dhënë një dëshmi po ashtu të çuditshme para hetuesve, orë pasi u vetëdorëzua.

Sipas tij, vendimi për ta qëlluar krtyepolicin bashkiak të Shkodrës me mbiemër të njëjtë por pa lidhje gjaku, i ka ardhur krejt befas, pasi dikur kishte dëgjuar nga i atij i tij për një problem pronësia. E atij, siç ka shpjeguar, duke qenë dhe nën efekte alkooli, i ka hipur gjaku në kokë krejt paprimtas, kur e ka parë duke ecur në rrugë me auitomjetin e detyrës.

“Unë e kam qëlluar shtetasin Mentor Hasanaj por e kam bërë pa paramendim.

Nuk kam qenë i parapërgatitur për një gjë të tillë. Thjesht e kam parë duke kaluar ne rruge dhe i jam vënë mbrapa. Armën e kam patur më vete sepse ka pasur disa kohë që e kisha dhe nuk është se e kam marrë atë dite.

I jam vënë mbrapa dhe e kam qëlluar por në ato momente kam qenë disi nën ndikimin e alkoolit.

Thjesht e kam parë rastësisht teksa kalonte me makinë dhe e kam ndjekur në atë moment. Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie tonën.

Eshtë një konflikt i vjetër pronësie mes nesh dhe unë këtë histori e kam dëgjuar nga babai dhe kur e kam parë në atë moment, duke qenë edhe i alkoolizuar, e kam ndjekur dhe e kam qëlluar por nuk kam pasur një plan të përgatitur“, kanë qenë fjalët e adoleshentit para hetuesve, cituar nga Shqiptarja.com.

Por ditë më parë, i atij i tij, një ish-polic kufiri, Arben Hasanaj, duke iu lutur të birit që të dorëzohenj, përcolli konsiderata të larta për familjen e Mentor Hasanajt.

“Familja e Hasanaj jetojnë në një fshat më larg se ne. Ajo është familje e respektuar. S’kemi pasur kurrë konflikte dhe asnjë lidhje me ta në kuptimin e keq të fjalës. Unë kam shumë respekt dhe është familje e mirë”, i tha medias Arben Hasanaj.

Ndaj, vijojnë të mbeten aktive dyshimet se 19-vjeçari është përfshirë në një atentat me pagesë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts