728 x 90 Leaderboard

Plehrat shqiptare në bregdetin dalmat, presidentja kroate i ankohet Metës: ndalini, po na bëni pis!

Në një takim të presidentit Meta me homologen kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, gjatë një vizite të kreut të shtetit shqiptar në Kroaci, është diskutuar dhe mbi ndotjen e bregdetit dalmat nga plehrat që vijnë nga Shqipëria.

Presidentja kroate ka kërkuar një angazhim nga Shqipëria që kjo të marrë fund sa më parë, pra ardhja e ndotjes nga jugu i Adriatikut, më saktë nga Shqipëria.

Muaj më parë, mediat dhe autoritetet kroate thanë se Adriatiku në brigjet e tyre po akumulon mbeturinat e ardhura nga Shqipëria. Autoritetet shqiptare nuk e kundërshtuan këtë “akuzë”, e sot ka qenë rasti kur gruaja në krye të shtetit kroat, t’ja përcjellë këtë shqetësim. Ky fakt është raportuar dhe në mediat vendase. Ndërsa ajo që Meta i ka ngritur homologes së tij shetësimin mbi fatin e Ballist Morinës, nuk është përmendur, ndryshe nga sa shkruhet në disa media shqiptare.

Njeriu i dronit mbi Beograd, rrezikon që të ekstradohet nga Kroacia për në Serbi, ku e pret gjykimi mbi gjestin e tij provokator. Dhe segemente të shtetit shqiptar janë angazhuar që kjo të mos ndodhë. /tesheshi.com/

 

Related posts