728 x 90 Leaderboard

“Plasi” brenda mazhorancës? Një deputet i PS-së: Fitojmë edhe pa LSI-në

Filloi? Ndoshta! Por për herë të parë, pas shenjave të vazhdueshme e të përsëritura non stop për 4 vjet që u bënë të besdisshme për publikun, ka dalë një deputet i PS-së dhe ka thënë publikisht se “fitojmë edhe pa LSI”.

Këtë e ka bërë Nami Kopliku, deputeti socialist i Shkodrës, i cili në një “deklaratë frëngjie” ka folur frazën që sipas të gjitha gjasave është e telekomanduar nga Rama. Pasi gjëra të tilla me mendjen e vet nuk i thotë as Gramoz Ruçi.

“Nuk ka ardhur ende koha për krijimin e koalicioneve. Jam i sigurt se në PS nuk po qëndron kush pas dritares për të parë po vjen apo ajo LSI!

Ne e kemi shprehur dhe jemi besimplotë, se i fitojmë zgjedhjet edhe vetëm. Po ashtu jemi të gatshëm të jemi në aleancë me LSI, e cila ka qenë bashkautore e qeverisjes në këto katër vite. Ka dhe nga ato zëra brenda LSI kur bëjnë nga ato fushatat e ashpra për kryetar partie, që pretendojnë se do jenë forcë e parë në vend. Në këtë aspekt, ata kanë të drejtën e tyre të masin pulsin për të parë se kush është më me efekt të dobishëm elektoral për ta, qoftë në koalicion apo dalja vetëm, qoftë në koalicion në këtë fazë apo në një moment tjetër në muajt që vijnë”, tha Kopliku në televizionin “Malësia” të Koplikut.

Ndërkaq, Edi Rama ka thirrur me urgjencë në Durrës detashpentin electoral të PS-së.

Ai ka patur një takim në vilën qeveritare të Durrësit vetëm me grupin ‎socialist, të ngarkuar për koordinimin e strukturave të forcës më të madhe qeverisëse.

Kryeministri u ka kërkuar koordinatorëve socialistë të mbajnë lidhje të ngushta me qytetarët, t’i dëgjojnë ata dhe t’u japin zgjidhje problemeve, duke mos anashkaluar reformat e ndërmarra nga qeveria.

‎Bashkë me 12 koordinatorët e qarqeve, në takimin me kryeministrin Rama kanë marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Me ndarjen e re zgjedhore, Tiranës i është rritur edhe më shumë pesha elektorale, sepse prej qarkut më të madh në vend dalin 34 deputetë. Ndaj për Tiranën nuk do të ketë një kryetar të PS-së, por dy që do të veprojnë paralelisht me zonat e ndara. Saimir Tahiri do të ketë pjesën e zonave ku LSI ka përparësi në vota, që janë kombinati dhe fshatrat pas Sharrës, ndërsa Veliaj territorin e zemrës së qytetit dhe posaçërisht Tiranën e vjetër.

Këto zhvillime kanë ardhur pas disa shenjash shumë të forta për ndarje. Ilir Meta e ka shpallur afrimin me doktorin në një spektakël shakaje tek Top Channel, nëtën e ndërrimit të viteve, kurse ndihmësit e tij nuk kanë kursyer sulmet si “sororosian” edhe ndaj Kryeministrit Edi Rama. Tashmë pritet që të bjerë sipasti shumë shpejt. Shfaqja duket se mbaroi… /tesheshi.com/

 

Related posts