Plagoset ushtari: dezerton nga Koreja e Veriut përmes zonës së demilitarizuar, më e vëzhguara në botë

Një ushtar koreano-verior që dezertoi drejt Koresë së Jugut përmes zonës së demilitarizuar, të shumë-vëzhguar, është qëlluar nga kolegët e tij ndërsa kalonte kufirin. Ushtria e Koresë së Jugut tha se ushtari kaloi në anën koreano-jugore në zonën e sigurisë së Përbashkët në fshatin Panmunjom.

Dezertori u dërgua në spital.

Rreth 1 mijë njerëz largohen nga Veriu drejt Jugut çdo vit – por pak arrijnë ta bëjnë këtë përmes zonës së demilitarizuar mes dy Koreve.

Rasti i këtij ushtari është i katërti në tre vjetët e fundit. Ai arriti të kalojë përmes zonës së demilitarizuar që konsiderohet një nga më të ruajturat në të gjithë botën.

Koreja e Veriut dhe e Jugut teknikisht janë ende në gjendje lufte, që nga mbarimi i konfliktit mes tyre në vitin 1953 me një traktat dhe jo me një marrëveshje zyrtare paqeje. /tesheshi.com/