Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Piktori shqiptaro-zviceran, Ali Sinani: Artistikisht u ngjiza në Dobërdoll, intelektualisht u formova në Perëndim

Intervistoi: Memedali Jusufi

Shqiptaro-zvicerani,  Ali Sinani, ka lindur më 1977 në Dobërdoll të Maqedonisë perëndimore. Gjatë vitit 2009 mori titullin e magjistrit të shkencave të artit në Akademinë Universitare të Arteve në Shkup. Prej vitit 2013 është në studime të dezertacionit të tezës së doktoraturës në Novi Pazar,është duke punuar në një  studim në Univerzitetin ETH, të Zyrihut në Zvicër. Është anëtar i asociacioneve të ndryshme europiane të artistëve. Jeton dhe vepron në qytetin e St.Gallenit të Zvicrës,ku edhe jep kurse në studion e tij, ”Arte’’

Nga të erdhi ai inspirim për  të zgjedhur pikërisht pikturën?

Gjithçka  filloi në  fshatin tim, në Dobërdoll. Im atë ishte  mësimdhënës i gjuhëve  të huaja dhe adhurues i madh i librit. Unë përfitova nga kjo situatë,  si nga biblioteka dhe librat që më rrethonin në shtëpi, ashtu edhe nga afërsia me natyrën që e karakterizon jetën në fshat,  ku e gjithë kjo paletë  që ofron natyra do të sublimohej  në një  tabllo të pëlqyer pikturash aty,  ku do të reflektohej  shpirti im delikat. Por, për të arritur këto më duhej kohë dhe jo pak mund. Pasiqë e mbarova filloren në fshat dhe të mesmen në Gostivar, unë ashtu si gjithë të rinjtë ndodhesha para një udhëkryqi. Që me kohë kisha dhënë prova dhe prirjen time për artet pamore, më saktë për pikturën, por dilema tek unë ishte se ku të vazhdoj ëndrrën time? Vendosa të shpërngulëem në Zvicër.

Si çdo i  ardhur në perëndim, rishtas edhe mua mu desh të  përballem me vështirësitë  e ambientit të ri, vendin e panjohur, e një botë  krejt  ndyshe, një shoqëri krejtësishtë e re, me një gjuhë mjaft sfiduese për mua. Por ndryshe nga shumica, unë kisha  një synim, një dashuri, një ëndërr, e që  ishte “depërtimi  në botën e madhe të artit perëndimor”.

ali-sinani-5-330x389

Por, për të arritur të gjithë  këte mua më duhej padyshim mbështetje materiale, ndërsa nga ana tjetër isha  i vetëdijshëm se edhe Zvicra nuk ështe caku i fundit i ambicieve të mia artistike. Për këtë pasi realizova mjaft kontakte me artistë të huaj dhe  vizitova  galeri dhe muze të arteve,  përfitova  mjaft për t`u ngjitur në karrierë. Kisha  çka të mësoja,  por dilema ishte si të shpërtheja rrethin e izolimit që më impononte  një qendër artistike siç ishte Zvicra,  një vend  periferik  në botën e madhe të artit.

Vazhdova  punën me plot  vështirësi, por në të njëjtën kohë  ishte  edhe një kënaqësi,  sepse gjithë kjo përvojë më solli synimin e metejshëm të përkryerjes së artit tim, përfshirë këtu punën në Zvicër, mjetet materiale ku sipas meje janë jetëshkurtëra, të cilat nevojiten vetëm për aq  kohë sa t`ia mundësosh vetës  trasimin e rrugës së artit ku me punën e vazhdueshme  arrihet  edhe  sukses i padiskutueshëm.

Jeta dhe kontaktet me artistë dhe piktorë të kulturave të ndryshme më kanë  mësuar të kuptoj se njeriu kur lëviz nga vendlindja e tij nuk është se ka ndërmend të tradhëtoj kauzën jetike, por e bën  këtë  i  nxitur nga nevoja për t`u zhvendosur dhe për të parë se kush është realiteti  që na rrethon jashtë  nesh. Kjo pra ështe arsye që njeriu dëshiron të provojë dhe të jetojë në kontakte  me kultura të ndryshme. por në të njëjtën kohë të realizojë edhe një ëndërr .

Diçka që dëshironi  të  ndani  me dashamirësit e tu për pikturën…thuhet se arti është riprodhim, e ne duke pikturuar sendërtojmë veten, bëhemi projektues të brendisë sonë? Çfarë kuptimi ka kjo?

Shkenca të  arsimon, kurse kultura të  edukon. Civilizimi është gjithmonë i thatë, është  sinonim i shkencës  dhe teknologjisë, por që  i mungon shpirti; kurse nga ana tjetër, kulturës i mungon arsimimi,  pra shkenca “civilizimi”. Kuptimi ‘pikturë’  është  kuptimplotë në momentin kur aty  përmbledh një shprehi ndjenjash mbi botëkuptimin e një ndryshimi të vazhdueshëm. Ky ështe një vërtetim i një të vërtete të njohur ku tregohet  përmbajtja  e re ideologjike dhe ndjenja  e re e shpirtit, ku njeriu dhe shpirti nuk janë të  jashtëm por brenda në vepër; ku ne artistët shprehim besimin dhe forcën në kuptim të vlerave. Kuptimi dhe fuqia e artit-pikturës është e madhe nëse flet me zemër, shpirt, vërtetësi, është si besimi që duhet ta kultivosh çdo ditë.

Çka sinjifikon për ty një ekspozitë?

Përshtypja  më e drejtpërdrejtë  që përfiton pas një përjetimi të një  ekspozite i ngjan një spontaniteti,  duke filluar me ekspozitat e galerive nëper metropolet europiane, si në Zvicer, Gjermani, Austri, Francë e Itali. Janë  vizitorë të piktorit dhe të pikturës, shqiptarë, zviceranë, gjermanë, të tillë që e duan pikturën dhe që dinë të çmojnë dhe vlerësojnë atë; por dhe sigurisht ka  edhe të atillë që vijnë  për të qenë dëshmitarë të një hapi të suksesshëm në ngjitjen dhe vazhdimin e shkallëve të karrierës. Vizitorët nuk kthehen duarbosh pothuajse asnjëherë.

Arti që kultivohet,  kushtet e artistëve atje dhe në Maqedoni…?

Artisti që njeh të vërtetën e jetës dhe realitetin e veprës dëshmon se Zoti me talentin që ia ka dhënë,  edhe i  ka caktuar edhe një  mision në jetë,  që t`i fisnikërojë shpirtat e njerëzve, të atyre  që do të kenë mundësinë të  shijojnë  veprat e tij. Sa për nga vlera dhe dallimi i  artistëve perëndimorë dhe te ne, është e qartë se arti, qoftë në  Maqedoni apo në perëndim e gjetiu, i  ka të njëjtat rregulla e predispozita, mirëpo varet kush si e punon artin. Artistët unë i ndaj në dy grupe: punëtorë dhe jo punëtorë. Në perëndim artistët  janë humanë dhe jetëgjatë. Nuk është  me rëndësi se cili ka pikturuar, por me rëndësi është se çka ka pikturuar e çka ka punuar.

111_666901959

E këtu në Maqedoni nuk ndodh një  gjë e tillë si në perendim. Nuk duhet të jetë qëllimi ynë përfitimi nga këto punime, por qëllimi final duhet të mbetet në afirmimin e mundësive që shoqëria të përfitoj nga ne. Këmbimi i  ideve përmes pikturave të  jep mundësinë e përparimit ideor,  duke i dhëne të drejtë  gjithkujt për shprehjen e mendimit të tij.

Sa parimore dhe e dobishme do të ishte këtu në Maqedoni që secili ti qasej lëmisë së vetë të cilën e ka studiuar. Sa parimore do të ishte kur mjeku do të fliste për mjekësinë, teologu për teologjinë, piktori për pikturën; sa bukur do të lidheshin temat njëra me tjetrën dhe në mënyrë automatike do të bindeshim se çdokush në shoqëri e ka vendin e vet, siç që ndodh  në perendim; dhe në mënyrë reciproke shoqëria do të kishte nevojë për ndihmën e njëri-tjetrit. Ndërsa  në ditët e sodit,  për një  temë flasin njerëzit jokompetentë, të kategorive dhe profileve që nuk kanë të bëjnë me profesionin.

Na fol pak për ndonjë ekspozitë tënden personale,  për ta ilustruar punën tënde konkrete…

Pasi që jam anëtar i asociacioneve të ndryshme të artistëve perëndimorë: Suiss Art, Art Savour, Kuenstlerarchiv, Ars  Artis, etj, ekspozojmë  regullisht  me këta shoqata. Kam realizuar më shumë se  100 ekspozita  personale dhe kolektive, duke filluar prej Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, Francës, Italisë, mos e harroj edhe Maqedoninë. E veçantë dhe risi për këto vite do të jetë Muzeu i qytetit të Shkupit, ku me datën 17 qershor të këtij  viti do të prezentohem me ekspozitë individuale, shënjestër e 40-50 pikturave vaj në pëlhurë, të realizuara viteve të fundit, ku ekspozita do të titullohet  “Gjurmët’”.

111__939878199

Pastaj sërish do u kthehem prezantimeve nëpër metropolet europiane, ku me datë 11 gusht, po të këtij viti, do të jetë shënjestër Galeria “Art et Miss’” në  Paris.

Inspirimi dhe motivet?

Inspirimi që vjen në pikturat e mia hap çështje që kanë të bejë me psikologjinë e punimeve,  se sa me vetë artin. Më së shpeshti ato shprehin gjendje gazmore. Sa u përket motiveve, mundem t`i definoj abstrakte-asociative, sepse si bazë mundohem të hetohet një lehtësi dhe freski në kolorit, ngjajshëm siç janë treguar në natyrë. Veprat e mia janë kompozime formash dhe ngjyrash;  mundohem t`i shprehi ndjenjat e brendshme, vuajtjet shpirtërore, vrazhdësitë e jetës apo shpresën e fshehur për t`i dhënë fund të keqes dhe për t`i përballuar të gjitha këto sfida njerëzore që janë pjesë  e kompozimeve strukturore  të  kërkimit  ornamental  të ngjyrës,  ku bazë është vizatimi që i siguron krijuesit një konstruksion të fortë dhe përmes ngjyrave e arrin botën e dëshirave

 Arti në  mes profesionit dhe misionit, ia vlenq të sakrifikohet pak kohë e lirë për familjen?

Me të vërtetë punët shpërblehen sipas qëllimit dhe, sinqeritetin e përforcoj edhe më tepër kur e kam parasysh qëllimin. Jetoj nga arti, jetoj për të jetuar mirë por nuk jetoj për t`u pasuruar. Pasuria më e madhe është familja, mbi të gjitha është diçka e shenjtë, dhe gjithmonë kam kohë për të dhe gjithmonë kam patur dhe kam mbështetjen e tyre. Prandaj, është këshillë e dobishme për çdonjërin që të mos frikësohet nga puna, mos ta bind veten se nuk mundet, të gjitha mund t`i tejkalojë. Arti është një ndodhi që nuk ka fund, prej nga kërkojmë dritë hyjnore të ngjitjes, nostalgjisë; me një fjalë, daljes nga kjo botë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts