Pikante: kur Papa përshëndet me Esselamu Alejkum (video)

Ditë më parë, Papa Françesku realizoi një vizitë historike në gadishullin arab, e para e një Pape në truallin ku lindi Islam. Kreu i Vatikanit ishte në Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftuar për një konferencë të dialogut fetar.

Dhe një prej detajeve më pikante ishte përshëndetja e tij me fjalët Essealmu Alejkum, e cila është përshëndetja klasike mes muslimanëve, e që do të thotë “Paqja qoftë me ju”.

“Pasuria e vërtetë nuk është ekskluzivisht në gjërat materiale, por pasuria e vërtetë e kombit përbëhet nga individë që ndërtojnë të ardhmen e popullit të tyre. Njerëzit janë një pasuri e vërtetë”, ishte një ndër mesazhet më brilante të kreut të botës katolike, gjatë një fjalimi të tij stadiumin e Abu Dhabi-t, ku dhe u lut për paqe në Lindjen e Mesme. /tesheshi.com/

Prva papina posjeta Arapskom poluotoku

Papa Franjo je u videoporuci pozdravio muslimane na arapskom jeziku pozdravom "Esselamu alejkum". Više ovdje: https://goo.gl/BFYEBV

Posted by Al Jazeera Balkans on Friday, February 8, 2019

auto pjese dak

Related posts