Pezullimi i bisedimeve për hyrjen e Turqisë në BE, Ankaraja injoron PE-në

Ministria e Jashtme turke ka thënë se Ankaraja nuk i jep asnjë rëndësi vendimit të Parlamentit Evropian për të pezulluar procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.

“Ne nuk mund të japim ndonjë rëndësi një vlerësimi të njëanshëm të PE, e cila është larg objektivitetit”, tha Ministria e Punëve të Jashtme në një deklaratë, duke shtuar se një akt i tillë nga Ankaraja konsiderohet i pakuptimtë.

“Votimi në PE që pezulloi procesin e pranimit të Turqisë në BE konsiderohet i pakuptimtë”, u tha nga diplomacia e Ankarasë.

Vërehet prej saj se vendimi i PE është bërë në një kohë kur të dyja palët, Turqia dhe BE, kanë rritur përpjekjet e tyre të përbashkëta për të ringjallur marrëdhëniet.

Ajo shtoi se veprime të tilla nga institucioni i BE nuk janë në përputhje me vlerat e Europës.

Të mërkurën, Parlamenti Europian miratoi një raport i cili parashikon pezullimin e bisedimeve të pranimit të Turqisë me BE-në.

Një zëdhënës i partisë qeverisëse – AKP, Omer Celik tha gjithashtu se vendimi i PE për të pezulluar pranimin e Turqisë në BE ishte “i pavlefshëm”.

“Vendimi i PE për Turqinë është pa peshë ligjore, jo detyruese dhe pa ndonjë vlerë”, tha ai. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts