Auto Dak
Auto Dak

Peticioni për braktisjen e Brexit, bie serveri nga nënshkrimet

Numri i nënshkruesve të një peticioni drejtuar qeverisë britanike ku bëhet thirrje për të braktisur aktivizimin e nenit 50 të daljes nga BE-ja, ka tejkaluar tre milionë – u njoftua të premten.

Website zyrtar i peticionit ra të enjten, pas një numër rekord të njerëzve që donin të nënshkruanin në të njëjtën – njoftoi Komisioni për Peticione i Parlamentit britanik.

Kryeministri skocez, Nicola Sturgeon shkroi: “Çështjet mëdha dhe të rëndësishme të tilla si Brexit nuk duhet të reduktohen në peticione, megjithatë, në qoftë se ju jeni të frustruar sepse PM (kryeministrja Theresa May) thjesht nuk dëgjon, nënshkruajeni peticionin.”

Pas rënies së serverit, ishte aktorja Jennifer Saunders e cila shkroi në Twitter: “tregues se neni 50 duhet anulluar dhe të qëndrojmë në BE.”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts