Auto Dak
Auto Dak

PËRZGJEDHJA/ Plovdivi në Bullgari dhe Matera në Itali, ç’përfaqsojnë për Europën në vitin 2019

Plovdiv në Bullgari dhe Matera në Itali, janë dy qytetet me trashëgimi të pasur historike dhe kulturore, të përzgjedhura për të qenë me statusin “Kryeqyteti Evropian i Kulturës” për vitin e saponisur, 2019.

“Kryeqyteti Evropian i Kulturës” është një nismë e Bashkimit Evropian, e cila ka për qëllim që të nxjerrë në pah pasurinë dhe larminë e zhvillimit artistik e qyteteve evropiane, si dhe aspektet e përbashkëta kulturore të Evropës, për të kontribuar në afrimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë të  popujve të saj.

Matera është një qytet me 60.000 banorë në jug të Italisë, dhe është i njohur për lagjet e saj të lashta, ku në zemër të tyre është një shkëmb gjigand me një shpellë e një manastir.

Ky qytet është nën mbrojtjen e UNESCO-s që nga viti 1993.

Pesë tema kryesore do shoqërojnë statusin e tij në kuadër të “Kryeqytetit të Kulturës”: lashtësia, vazhdimësia, reflektimi, utopia dhe dystopia.

Ndërsa Plovdivi është qyteti i parë bullgar me titullin “Kryeqyteti Evropian i Kulturës”

Eshtë i vendosur në pjesën jugore të Plovdivit në Traki, në brigjet e lumit Marica dhe është qyteti i dytë më i madh në vend me rreth 345,000 banorë.

“Pas marrjes përsipër presidencën e Këshillit të BE-së (në mes të janarit dhe qershorit 2019) ‘Plovdiv 2019’ është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme për Bullgarinë”, thotë eurodeputeti   Andrey Kovaçev.

“Së bashku” është sllogani i Plovdivit, një projekt dhe përfshin katër platforma tematike: integrimin e grupeve etnike dhe të minoriteteve dhe të gjeneratave të ndryshme dhe grupeve sociale, ringjalljen e hapësirave të harruara urbane, ruajtjen e trashëgimisë historike dhe zgjerimin e qasjes në kulturën dhe promovimin e jetesës të qëndrueshme, jetën e ngadalshme, ushqim të ngadaltë dhe një ekonomi të qëndrueshme.

Qyteti ka në plan më shumë se 30 projekte dhe rreth 500 ngjarje në më shumë se 70 vende në qytet.

Titulli i Kryeqyteti Evropian i Kulturës jepet çdo vit për nga një qytet në dy shtete anëtare të BE-së. Në vitin 2020, këtë titull pritet të marrë Rijeka në Kroaaci dhe Galëay në Irlandë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts