PËRZGJEDHJA/ Gati SPAK-u i frikshëm: ja 15 prokurorët e dosjeve të rënda

Janë përzgjedhur më në fund 15 prokurorët që do drejtojnë SPAK-un, atë që aludohet se ka pështjelluar politikën shqiptare, duke qenë një prej institucioneve më kyçe të Reformës në Drejtësi.

Një Prokurori Speciale e cila do merret me abuzimet në nivelet më të larta të pushtetit në 30 vite, SPAK tashmë e ka gati skuadrën e prokurorëve që thuhet se do shkundin dosje të rënda, e ku prej tyre do ketë dhe prangosje të “peshqve të mëdhenj” nga politika.

Sipas pikëzimit të mbledhur në KLP, aty ku dhe aplikuan dhe u paraqitën, ata janë:

Altin Dumani
Anton Martini
Elisabeta Imeraj
Arben Kraja
Doloreza Musabelliu
Klodian Braho
Manjola Kajana
Edvin Kondili
Ened Nakuçi
Elida Kaçkini
Ndini Tavani
Behar Dibra
Anita Jella
Besnik Muçi

Ndërkohë, dy emra të tjerë të njohur nga Krimet e Rënda, gruaja në krye të saj, Donika Prela, si dhe Besim Hajdarmata, njeriu që dyshohet se i ka dhuruar opozitës dosjet bujëmëdha të dala në Bild, nuk kanë munduar të kualifikohen për të qenë në pesëmbëdhjetëshe.

Tashmë, SPAK pritet të jetë një realitet. /tesheshi.com/    

auto pjese dak

Related posts