Auto Dak
Auto Dak

PËRVJETORI/ Tragjikja e luftës së Bosnjes: si bashkëkombasit e Miroslav Iliçit masakruan ata të Lepa Brenës 7 vjet pas himnit “Zivela Jugoslavija” (video)

Bosnja, popullata muslimane e saj, po kujton me dhimbje 24-vjetorin e Srebrenicës, e konsideruar si masakra më e madhe dhe më tragjike e pas-Luftës së Dytë Botërore.

Ajo përbën kulmin e një lufte të përgjakshme, nisur që më 1992, ku fillimisht Sllovenia, e më pas Kroacia e Bosnja, do ishin zinxhiri i shkërmoqjes së Jugosllavisë së Titos me 6 republika, mbajtur në këmbë nën kredon politiko-idelogjike të “Vëllazërim-Bashkimit”, në një rend komunist, ndonëse në pikëpamje ekonomike më liberali i Bllokut Lindor.

Dhe ana më tragjike e luftrave në ish-Jugosllavi, ku veçon Bosnja, ishte pikërisht fallsiteti i “Bashkim Vëllazërimit”.

Ata, popuj që kishin jetuar me dekada në një bashkëjetesë të diktuar nga forca ideologjike, në një çast të caktuar, sapo ndryshuan kontekstet politike, hoqën maskat dhe dolën me fytyrën e vërtetë. Kjo vlen sidomos për serbët, ku jo thjesht ushtria, paramilitarët apo policia, por dhe popullata civile ndodhi të kapte armën, për t’u përfshitë në masakra, e ndaj kujt, ndaj fqinjit, shokut, mikut, deri dhe krushkut, duke nxjerrë në pah armiqësinë e fshehur sidomos me sfond fetar.

Ndodhi kjo padyshim dhe në Kosovë, por në Bosnje më tepër, pasi serbët i konsiderojnë muslimanët e atyshëm dhe si tradhëtarë në besim.

Përmasat tragjike të asaj lufte, ku pra në pak kohë u “ndryshua pllaka” nga miq në armiq, mund të vihet re dhe në një nga këngët simbol të ish-Jugosllavisë, plot mesazh politik.

Viti 1985. Në Beograd kremtohet “Dita e Rinisë”, e cila përkonte me ditëlindjen e udhëheqësit Tito.

Serbi Miroslav Iliç e boshnjakia muslimane Lepa Brena, këndojnë këngën himn “Zivela Jugoslavija” –  “Rroftë Jugosllavia” . Që të dy këndojnë me pathos, të kapur përdore, duke përcjellë kështu frymën e Bashkim-Vëllazërimit titist.

“Siç shikoj lumenjt tanë, kodrat tona, detin tonë, gjithë bukurinë tonë dhe fatin që në zemër e kam shënuar… Rroftë Jugosllavia!

Tokë e paqes, tokë e Titos, tok trimërish dhe krenare, në gjithë botën dihet për ty.

Të duam mëmëdheu ynë… Rroftë Jugosllavia!”, janë disa nga vargjet e këngës, e cila përshëndentet nga mijra serbë të mbledhur në koncert.

Dhe kjo pra ndodhte 7 vjet para se të shpërthente ajo katrahurë, që në terma politikë ishte dhe një luftë “vëllavrasëse”: Bashkëkombasit e Miroslav Iliçit, po masakronin pa mëshirë ata të Lepa Brenës!

Dhe kjo ishte ana me tragjike e luftës së Bosnjës. /tesheshi.com/

https://youtu.be/Myzb9yB61_M

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts