PËRVJETORI/ 50 vjet që kur Golda Meir u zgjodh kryeministre e Izraelit; ca thënie me helm…

Në këtë ditë, më 17 mars 1969, Golda Meir u zgjodh kryeministre e Izraelit. Ajo ishte gruaja e parë dhe e vetme që ka mbajtur postin e lartë qeverisë të një shteti që akuzohet si okupues.

Ajo ishte një grua gjuhëbrisk sa i përket komenteve ndaj arabëve dhe palestinezëve, duke mos e fshehur asfare urrejtjen ndaj tyre.

Ndaj, disa thënie të saj kanë mbetur proverbiale përsa i përket sasisë së “helmit” etniko-fetar.

Një gazetar një herë e pyeti: “Cila është dita më e trishtuar në jetën tuaj në shtetin e Izraelit dhe cila më e lumtura?”

Ajo u përgjigj: “Dita më e trishtuar në jetën time në shtetin e Izraelit ishte dita kur dogjëm xhaminë Al-Aksa. Pastaj thashë me vete: ‘Tani arabët do të na sulmojnë dhe do të na vrasin’. Dhe dita më e lumtur në jetën time po agonte mëngjesin e ardhshëm kur pashë se arabët nuk bënë asgjë.”

– “Mund t’i falim arabët për vrasjen e fëmijëve tanë, por nuk mund t’i falim ata që na detyrojnë të vrasim fëmijët e tyre”.

– “Çdo mëngjes shpresoj të zgjohem dhe të mos gjej një fëmijë të vetëm palestinez”.

– “E di që muslimanët do të fitojnë mbi ne, por ajo që shohim tani nuk është ushtria fitimtare. Ne nuk do të humbasim derisa numri i muslimanëve në lutjen e mëngjesit të mos jetë e barabartë me numrin e tyre në namazin e së premtes”.

– “Arabët do të befasohen një ditë kur shohim se i kemi sjellë fëmijët e Izraelit në vendin e tyre”. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts