728 x 90 Leaderboard

Përplasjet e tifozerive e shoqërojnë barazimin mes Anglisë dhe Rusisë

Ndeshja e katërt e Euro 2016-tës, ndryshe të tjerave, ka patur në fund të saj përplasje midis tifozerive përkatëse, e sipas mediave britanike, kanë qenë rusët që kanë vërshuar mbi anglezët në shkallët e stadiumit “Velodrome” në Marsejë.

Shumë prej mbështetësve të Anglisë kanë përfunduar në spital në orët e vona të së shtunës, por nuk njoftohet për numrin e saktë të tyre.

Duke iu kthyer ndeshjes, Anglia, edhe pse e dominoi tërësisht lojën, nuk ia doli ta prishë traditën e vet, duke mos e fituar ndeshjen e parë në një kampionat europian. Pesë barazime dhe katër humbje regjistron përfaqësuesja angleze në takimet hapëse.

Njeriu i ndeshjes qe Rooney, të cilin tekniku Hodgson e kishte tërhequr në mesfushë. Ishte pikërisht kyEngland vs Russia Highlights 2016 vendimi më i zgjuar i tekniku me përvojë, por cilësohet si më i gabuari, në të njëjtën kohë, pikërisht nxjerrja e Rooney-t nga loja pesë minuta pas shënimit të golit të anglezëve.

Me një treshe sulmuese të përbërë nga Sterling i Man. Sitit, Lallana i Liverpuli dhe Kane i Totenhemit, Anglia duhej të kishte shënuar me kohë, por goli do të vinte vetëm në minutën e 73-të, pas një ekzekutimi të përsosur të një goditjeje dënimi nga Dier.

Barazimi i rusëve qe surprizues, ndërsa erdhi në minutën e 92-të. Goli do të realizohej nga Berezutski.

Grupin B e kryeson Uellsi, me tre pikë, pas fitores me Sllovakinë. /tesheshi.com/  

 

 

Related posts