PËRPLASJA/ Thaçi, Haradinaj, dhe Amerika në mes: ndarja vazhdon…

“Nuk ka liderë që mund të rrezikojë miqësinë e Shteteve të Bashkuara me popullin e Kosovës. Qeveria duhet të marrë vendime strategjike në lidhje me të ardhmen euro-atlantike”, ka thënë Thaçi për RTK-në, duke i përcjellë një tjetër mesazh kryeministrit Haradinaj që të ndryshojë qëndrim në lidhje me taksën doganore ndaj mallrave serbë, pra ta heqë apo ta pezullojë atë, tashmë që po e kërkojnë me ngulm, deri dhe me “kërcënime”, autoritetet në SHBA.

Ju mund të jetë një mik vetëm kur respektoni këshillat – shtoi Thaçi, duke sjellë në kujtesë se Haradinaj nuk po e bën këtë gjë karshi një miku të madh si SHBA.

Por tjetër qasjen ka patur Haradinaj gjatë një prononcimi në KTV.

Ai vuri në dukje se Amerika kurrë nuk tha jo, por se presioni i Shteteve të Bashkuara nuk duhet të kthehet në një, por në të dy anët.

“Është e vërtetë se Amerika nuk është e kënaqur. Ama nuk jemi ne ata që e shkaktuan këtë, por qasja destruktive e Serbisë. Ndaj do ishte mirë që presioni të shkonte për të dyja anët. Unë nuk jam duke thënë se ata nuk duhet të bëjnë presion mbi ne, sepse dhe ne kemi mangësi, por besoj se presioni duhet të shpërndahen në të dy anët”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se nëse nuk ka presion mbi të dyja palët Serbia nuk do të nxitoj për të zgjidhur marrëdhëniet me Kosovën

Nga ana tjetër, duke komentuar idenë e Thaçit për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë,  Haradinaj ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dërguar dy president në shtëpi, por se ai nuk e ka parë ndonjë dokument që presidentët Thaçi e Vuçiç të kenë nënshkruar për shkëmbimin e territoreve.

“Të dy presidentët kanë shkuar në shtëpi, kur ata vijnë në kundërshtim me Kushtetutën. Deri më tani nuk ka asnjë vendim, e retorika nuk mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Haradinaj. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts