Përplasja për sondazhe mes vetëvendosësve dhe PSD-istëve: si dëmtojnë veten dhe i bëjnë reklamë kundërshtarëve

Gjitha “armët” i kanë kthyer mes vete dhe në çdo paraqitje televizive thumbohen jo pak, për çka i bëjnë mirë pushtetit, pasi po merren më pak me të bëmat e tij. Fjala është për vetëvendosësit dhe ish-ët, tani drejtuesit e Partisë Socialdemokrate ku përtej akuzave se kush është fajtori për përçarjen e partisë, tashmë kanë nisur të parashohin fatin e njëri-tjetrit për zgjedhjet e reja parlamentare.

Ditët e fundit, krerët e tashmë këtyre dy partive po gjuhen me sondazhe se kush sa do të fitojë në zgjedhjet e reja parlamentare edhe pse nuk dihet nëse do mbahen këtë vit, pasi qeveria “Haradinaj” përkundër mungesës së numrave po qëndron në këmbë falë opozitës e cila po i dëshiron zgjedhjet por të njëjtën kohë nuk po dëshiron ta rrëzon Ramushin nga pushteti me ndihmën e komunitet serb, konkretisht partisë Lista Serbe.

Sherri i përqindjeve mes vetëvendosësve dhe PSD-istëve nisi pas një deklarate të bërë nga kryevetëvendosësi Albin Kurti i cili nuk parasheh të ardhme të ndritur për ish-kolegët e partisë, pasi mendon se do e kenë fatin e njëjtë si ish-partia Fryma e Re e themeluar më 2010 po nga Shpend Ahmeti që nuk kaloi as pragun prej 5%.

Kurti, në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), dhënë ditë më parë tha se në matjet e fundit që janë bërë të opinionit publik grupi që i dolën kundër do e pësojnë edhe më keq se sa partia FER.

Ne kemi marrur informacione rreth disa matjeve që janë bërë. Tani ky grup janë më keq se partia FER1, pra tani FER2 ka rreth 1.8% në një sondazh ndërsa në një sondazh tjetër ka 2%, më pak se sa FER1 që kishte rreth 2.7% të mbështetjes”, deklaroi Kurti.

“Kurti s’merr vesh n’sondazhe”

Kjo deklaratë e Kurtit nxehu jo pak ish-shokët e tij, konkretisht dikur krahun e djathtë tani “armikun” e tij Daradan Molliqajn si dhe tashmë kryesocialdemokratin Shpend Ahmeti.

Molliqaj ka ironizuar jo pak me Kurtin duke thënë se ai nuk merret vesh me sondazhe.

Do të bëhen së shpejti sondazhe dhe do ta matim opinion publik. Ka njerëz të mirë që dinë ta testojnë opinionin. Ata që thonë se jemi aq keq janë njerëz që nuk merren vesh fare me sondazhe. Të gjithë ata që i kam dëgjuar. Nuk matet një parti që nuk ekziston”, deklaroi Molliqaj në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.

Disa ditë më vonë, nga një studio tjetër televizive Molliqaj si kundërpërgjigje ndaj Kurtit shpalosi sondazhet e fundit të cilat tha janë bërë para dy muajsh, çka e paralajmëroi Kurtin se partia e tij nuk i ka punët mirë, ndërsa për PSD-në e tij, Molliqaj tha se do të flasë tek kur të kryhet procedurat e konstitutimit të partisë.

Aktualisht, Vetëvendosje është forca e tretë. Është pas PDK-së e LDK-së dhe është nën 20 për qind. LDK del të jetë diku rreth 30 për qind, PDK 20 për qind ndërsa VV diku te 17 për qindëshi. Ata (VV) i kanë rezultatet dhe mund t’i publikojnë”, deklaroi Molliqaj, në emisionin “Pressing”.

Ndërsa Shpend Ahmeti ka thënë se nuk e di ç’sondazhi ju ka referuar Kurti për matjet e bëra për PSD-në, duke e quajtur deklaratën e Kurtit një sulm.

Me ja nis kështu e me thanë edhe zotëri Konjufca edhe zotëri Kurti po merren më shumë me sondazhet e PSD-së që tashmë asnjëherë nuk është matë në asnjë sondazh dhe nuk e di cilit sondazh i është referuar Kurti”, ka Ahmeti për Periskopin.

Ai më tej ka thënë se VV nuk është marrë asnjëherë me sondazhe, ndërsa tani sipas tij po përdorën sondazhet si sulm ndaj PSD-së.

Një gjë çfarë e kemi përmendur në Vetëvendosje gjithmonë është se nuk  merremi me sondazhe dhe tash me e përdorë sondazhin si sulm, unë mendoj që më mirë të merr përqindje PSD-ja se sa PDK-ja, edhe ma mirë është ata me u marrë me përqindjen e PDK-së se sa me atë të PSD-së”, ka deklaruar Ahmeti.

“Përqindjet e Molliqajt për VV-në, projeksion dëshpërues”

Në “luftën” për sondazhet VV-PSD është përfshirë edhe tashmë krahu i djathtë i Kurtit, deputeti Glauk Konufca i cili ka reaguar ndaj përqindjeve të dhëna nga ish-bashkëpartiaku i tij Molliqaj.

Vetëvendosësi Konjufca deklaratat e Molliqajt për përqindjen e VV-së thotë se janë projeksion dëshpërues për të krijuar në popull një gjendje psikologjike”.

Taktika e Molliqajt është e dobët shumë si taktikë, shumë e lodhtë, por kjo është strategjia e tij, si të thuash ‘VV-ja doli 15 për qind, e ne tash jemi 10, dhe nuk jemi fort larg’. Molliqaj gjithmonë është marrë me ‘qisi kfinta’”, ka thënë Konjufca në “Klan Kosova”. /tesheshi.com/

 

Related posts