Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Përplasja mortore COVID, Basha: Ramën s’e beson kush!

Pak para daljes së Ramës me mesazhin e tij për akuzat mortore të opozitës, kreu i kësaj të fundit, Basha vijoi me serinë e akuzave. Sipas tij, kryeiministri tashmë po fsheh provat.

“Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më! Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë”, shkruan Basha.

Ndërkohë, kujtojmë se kundër shefit të opozitës, mbi pretendimet e tij mortore, atë mbi  mosofrimin real të numrit të të vdekurve COVID, ka reaguar dhe stafi mjekësor i Infektivit. Sipas tyre, kjo është diçka e pamundur. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts