Përplasja e Haradinajt me LDK-në për Demarkacionin: a po lëshon pe Ramushi?

Nga Blendi Gashi

Edhe pse nuk ka një datë kur marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, do të procedohet në Kuvendin e Kosovës, jo çështje ka qenë tema më e nxehtë në seancën e së enjtes ku pikë e rendit të ditës ishte programi qeverisës 2017-2021.

Mjaftoi hapja e kësaj teme që më pas të shpërthente debati, ku LDK-ja e Isa Mustafës kërkoi llogari nga kryeminsitri Ramush Haradinaj pse votoi në qeveri marrëveshjen e Thaçit, kur si opozitar ka qenë kundërshtari më i madh i saj dhe nëse partia e tij do japë votën “pro” edhe në Kuvend.

Haradinaj tha se detyrën si kryeministër e ka kryer dhe e ka procedurar marrëveshjen në Kuvend, çka tash deputetët duhet ta thonë fjalën e tyre, ndërsa pohoi se nuk do të veprojë sikur ish-kryeministri Mustafa.

Unë e kam pru në Kuvend dhe ma nuk e tërhjeki si Isa Mustafa,  ju takon deputetëve të vendosin”, tha Hardinaj, i cili shtoi se beson se marrëveshja për Demarkacionin ka qenë e gabuar, ndërsa tha se askush nuk mund ta rrëzojë për tema të mëdha.

Me marr macen e me gju prapë në këmbë bie, por plot janë këtu që nëse rrëzoheni nuk qoheni më në këmbë. Edhe politikisht, edhe me zgjedhje, edhe m’u rrzu edhe m’u çu, për tema t ‘atdheut mane men, këtu më keni gjithë. Për që mendon dikush se ma devijon rrugën për tema të atdheut gaboni”, tha Haradinaj.

Por shefi i grupit parlamentarë të LDK-së, Avdulla Hoti ju kundërpërgjigj Haradinajt duke thënë se qeveria që po udhëheq ai po tregohet se nuk është e vendimeve të mëdha.

“Qeveria ka premtuar se do të plotësojë kushtin për liberalizmin e vizave, që është ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, por kryeministri u fsheh pas raportit të Bulliqit dhe sjelli në Kuvend versionin e mëparshëm”, tha Hoti.

Më pas përplasja u zhvillua në mes Haradinajt dhe deputetit tjetër të LDK-së Kujtim Shala. Ky i fundit i tha kryeministrit se për Demarkacionin do të votojë ashtu siç voton ai dhe deputetët e partisë së tij.

Është totalisht e paqartë se si do të votojë kryeministri, si do të votojë subjekti i juaj. Unë ju garantojë se do të votojë ashtu siç votoni ju”, theksoi Shala.

Haradinaj reagoi menjëherë ku tha se deputetë e LDK-së në vazhdimësi kanë thënë se do ta votojnë marrëveshjen dhe këtë e lidhi “me qare”. “Jeni në zor të madh. Keni thënë se do ta votoni marrëveshjen vazhdimisht, s’keni as tash qare pa e votu”, u shpreh Haradinaj.

Por Shala iu kundërpërgjigj duke thënë se nuk kanë kurrfarë zori vetëm se do të votojë ashtu siç votoi ai në qeveri. Por Haradinaj e sqaroi votimin e tij në qeveri të marrëveshjes me Malin e Zi, duke thënë se ajo është gjetur aty.

Jam habitë, e kam nënshkruar edhe këtë. Prapë se prapë do të votoni. Nuk e kam ditë që e kam këtë autoritet tek ju. Unë e kam dëgjua qëndrimet e subjekteve poliitke për këtë temë. Nuk e ka prodhu qeveria. Shiqoni, qeveria e re, mundet veç me thon ja kemi shtu raportin kësaj marrëveshjeje, tani raporti ka mutj me ardh ndaras niher raporti pastaj marrëveshja por për hir me ju ndihmu deputetëve i kemi qu bashke. Atëherë unë kam votu me kalu në parlament këto vendime. Kur vjen votimi edhe ju gjeni naj zgjidhje se pe shoh qe jeni në zor te madh”, tha Haradinaj.

Ja deklarimet e NISMA-s dhe AAK-së për Demarkacionin

Për ratifikimin e Demarkacionit u deklaruan edhe AAK e NISMA që pohuan se qëndrimi i tyre mbetet i njejtë dhe nuk do japin votën “pro”.

Ndërsa Haradinaj nuk i dha një përgjigje Shalës së LDK-së se si do votoj partia e tij, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi tha se qëndrimi i tyre është bërë i ditur me kohë dhe nuk ndryshon. “Pas raportit të fundit janë qartësuar edhe më shumë gjërat dhe ne nuk do ta votojmë”, ka thënë Isufi.

Më pas, shefi i tij i partisë, Haradinaj tha se respekton secilin vendim të deputetëve të AAK-së, duke mos treguar se si do të votonte ai po të ishte deputet. Ndërsa shefi i grupit parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi siguroi se partia e tij nuk ndryshon qëndrim.

NISMA do të vazhdoj tu qëndroj atyre që i ka premtuar në të kaluarën sepse me atë premtim e kemi marrë votën”, ka thënë ai. Ai ka kërkuar nga deputetët të votojnë për Demarkacionin ashtu siç e kanë pasur premtim zgjedhor, duke i lutur që të mos dalin nga ajo që kanë premtuar. “Shumë thjeshtë mbajeni premtimin të gjithë deputetët ashtu siç i keni marrë votat”, ka thënë ai.

Krejt në fund për Demrkacionin folën edhe dy zv.kryeministrat Enver Hoxhaj nga PDK e Fatmir Limaj nga NISMA. I pari tha se Demarkacioni duhet të përmbyllet sepse është e pakuptimtë të shtyhet në pafundësi kjo temë që sipas tij po e mban vendin e izoluar.

“Ne jemi te vendosur ta përmbyllim këtë marrëveshje. Kjo temë do një mbështetje më të gjerë, s’ka të bëjë vetëm me votat por edhe pasojat politike që do kishte”, tha Hoxhaj. Kurse i dyti tha se u takon deputetëve e jo qeverisë të zgjedhin çështjen e Demarkacionit si dhe të dialogut me Serbinë. /tesheshi.com/