reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Përmirësohet gjendja e pesë shqiptarëve të plagosur nga tërmeti në Itali

Ambasada e Shqipërisë në Romë bën me dije se gjendja e 5 shqiptarëve të plagosur në Romë është e mirë dhe ata pritet të dalin shumë shpejt nga spitali. Edhe pse bilanci i viktimave nga tërmeti që goditi disa qytete në Italinë qendrore është rritur me shpejtësi, duket se nuk ka shqiptarë të tjerë që janë lënduar.

Këtë e konfirmon edhe ambasada sipas një njoftimi të së cilës nuk ka të dhëna për shtetas shqiptar të tjerë të plagosur apo që mund të kenë humbur jetën. Edhe e plagosura shqiptare që ndodhej në gjendje më të rëndë në spitalin e L’Aquila-s është në një situatë të qëndrueshme.

E plagosura tjetër shqiptare në spitalin Rietit është në gjendje më të mirë dhe se shpejti do te lere spitalin. /tesheshi.com/