728 x 90 Leaderboard

Përmes performancave artistike, përkujtohen viktimat e aksidenteve në Kosovë

Tri rrugë kryesore të Prishtinës janë mbyllur sot për dhjetë minuta, duke shënuar ditën vendore të përkujtimit të viktimave në aksidentet rrugore.

Aty u realizuan tri performanca artistike dhe vetëdijësuese, ku prezen ishin autoambulanca e policia.

Aktori Naim Berisha, ideator dhe organizator i performacave tha se shënimi i kësaj dite ka për qëllim, që ndërgjegjësohen qytetarët rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të ketë numër më të vogël aksidentesh, respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë.

Nërsa drejtori i Urgjencës në Prishtinë, Bujar Gashi, tha se më këtë performancë është dërguar një mesazh i mjaftueshëm te qytetarët e Prishtinë, por edhe më gjerë në gjithë Kosovën.

“Numri i aksidenteve dhe i tragjedive të cilat ndodhin në trafik, e ka një kontinuitet të vazhdueshëm sidomos kohëve të dimrit është pa më i madh për shkak të kushteve atmosferike, mirëpo rritjen e kemi evidente çdo herë në numër nëpër vite”, tha Gashi.

Kujtojmë se në bazë të statistikave të policisë, vetëm në periudhën janar-nëntor 2017 janë shënuar gjithsej 16.122 aksidente prej tyre 107 aksidente kanë qenë me fatalitet. /tesheshi.com/

 

Related posts