728 x 90 Leaderboard

Përmbytjet kronike të Tetovës, kritika Teuta Arifit për kanalizimit fekal

Kryetarja e njërit ndër qytetet më të mëdha të shqiptarëve në Maqedoni, Teuta Arifi vazhdon të jetë në shënjestër të kritikave sa i përket menaxhimit të dobët të këtij qyteti.

Shoqata ekologjike Eco Guerilla kësaj rradhe kanë nxjerrë në pah gjendjen kaotike të Tetovës sa i përket kanalizimit fekal pas çdo rreshje të shiut.

“Skandaloze: Çdo herë kur kemi reshje të shiut me intensitet më të madh, përmbajtja e kanalizimit fekal dhe atij atmosferik dalin nëpër rrugët para shtëpive tona, për arsye të mospastrimit të kanalizimeve.

Komuna vite me radhë është treguar e paaftë dhe e painteresuar të përballet me këtë problem edhe pse qytetarët vazhdimisht janë ankuar dhe kanë kërkuar zgjidhje urgjente. Një ditë pasi ndalet shiu, mbetjet fekale ngelin në sipërfaqe dhe asnjëherë nuk pastrohen me ujë.

Këto flliqësira pastaj ne i bartim brenda shtëpive tona, ndërsa fëmijët ecin dhe luajnë nëpër këto rrugë të fëlliqura te cilet paraqesin burim të infekcioneve të shumta.
Ky është turpi i radhës me të cilin qytetarët e Tetovës duhen të përballen çdo herë kur bie shi.
A është kjo Komuna që duam?! Tetova-Venediku i kanalizimit fekal“,
kanë reaguar nga Eco Guerilla. /tesheshi.com/

Related posts